Kjo është shqiptarja që vdiq në moshë të re në Itali, makineria e rëndë ia zuri kokën

Diaspora

Kjo është shqiptarja që vdiq në moshë të re në Itali, makineria e rëndë ia zuri kokën

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 00:26
Anila Grishaj

Anila Grishaj, 26 vjeçe është vajza shqiptare që humbi jetën tragjikisht në Itali.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Treviso.

26-vjeçarja, e cila ishte edhe nëndrejtoreshë e kompanisë së prodhimit të ushqimeve të ngrira, u dëmtua nga një makinë ambalazhimi që kishte blerë së fundmi.

Nga hetimet paraprake, rezulton se makineria e ka goditur në qafë të renë.

Si shkak i dëmtimeve të rënda, ajo ka humbur jetën menjëherë.

Hetimet pritet të zbulojnë shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

Anila jetonte në Treviso me familjen e saj.

Ajo përshkruhej nga kolegët e saj si një vajzë e qeshur dhe shumë punëtore.

Mediat italiane ngrenë zërin në lidhje me aksidentet në punë, pasi ky rast është i disati në një kohë të shkurtër me pasoja të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat