Tenton t’i vendosë flakën Prokurorisë italiane, e pëson keq shqiptari

Diaspora

Tenton t’i vendosë flakën Prokurorisë italiane, e pëson keq shqiptari

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 10:29
Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë

Një 60-vjeçar shqiptar ka tentuar t'i vërë flakën postbllokut në hyrje të Prokurorisë në Monza, Itali, mëngjesin e sotëm (15 Nëntor) rreth orës 07:00 me orën lokale.

Teksa ka hedhur pesë litra benzinë në tokë, roja ka arritur të mbyllet brenda Prokurorisë dhe të japë alarmin.

Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë dhe e kanë ndaluar 60-vjeçarin para se t’i vinte zjarrin, raporton Ansa.

Nga informacionet e para mësohej se shtetasi me origjinë shqiptare me precedentë të vjetër penalë kërkonte “drejtësi” për një çështje civile, e cila lidhej me ish-vendin e tij të punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat