Një koleg shtypi butonin e makinerisë, vdekja e shqiptares në Itali po hetohet si vrasje

Diaspora

Një koleg shtypi butonin e makinerisë, vdekja e shqiptares në Itali po hetohet si vrasje

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 22:37
Anila Grishaj

Pista e hetimit për ngjarjen që ndodhi në fabrikën e ushqimeve të ngrira “Bocon”, ku humbi jetën 26-vjeçarja shqiptare Anila Grishaj, raportohet se ka ndryshuar.

Sipas mediave italiane, ajo që shkaktoi tragjedinë në provincën e Trevisos ishte një gabim njerëzor, pasi një nga kolegët e të resë shqiptare që ka kaluar në gjendje shoku, po hetohet për vrasje nga pakujdesia.

Anila punonte në kompaninë e njohur të ushqimeve të ngrira nga Pieve di Soligo që nga viti 2018, ku ajo ishte një menaxhere linje.

Sipas burimeve hetimore dhe konstatimeve të policisë, vajza ishte e angazhuar në disa kontrolle rreth një makinerie të re që e kishte çaktivizuar, e më pas një koleg e ka aktivizuar pa dashje, pa e kuptuar praninë e 26-vjeçares aty.

Kolegu i saj tani është nën hetim për vrasje nga pakujdesia ndërsa makineria është sekuestruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat