​Gashi: Diaspora është shtyllë e zhvillimit tonë shoqëror

Diaspora

​Gashi: Diaspora është shtyllë e zhvillimit tonë shoqëror

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 18:59
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ka deklaruar sot se diaspora e Kosovës është shtyllë e zhvillimit tonë shoqëror.

Ajo në punimet e Forumit të parë Ndërkombëtarë "Ulpiana" ka thënë se bota përherë ka qenë në lëvizje, dhe lëvizjet e njerëzve përherë kanë karakterizuar shoqëritë duke ndikuar direkt në zhvillimet e tyre, veçanërisht në nivelin ndërkombëtar.

“Komunitetet tona në Diasporë dhe rrjetëzimi që ato kanë mundësuar dhe vazhdojnë të mundësojnë, janë shtyllë e zhvillimit tonë shoqëror. Prandaj temat që ndërlidhen me diasporën dhe atë që quhet - lëvizje e trurit, duhet të shërbejnë si tema që na unifikojnë, po ashtu siç shtrihen, në nivel global”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Ajo ka theksuar se forumi "Ulpiana", synon rrjetëzimin e strukturave politike dhe institucionale për krijimin e mekanizmave inovativë për angazhimin e diasporës, si dhe krijimin e mundësive për rrjetëzimin e pjesëmarrësve të qeverive të ndryshme në forum me liderë globalë politik, organizata akademike dhe të diasporës, si dhe industri të ndryshme.

Ndryshe, Forumi Ulpiana do të mbajë punimet nga data 16-18 nëntor dhe mirëpret në edicionin e tij të parë 21 shtete nga bota, me 48 folës në gjashtë panele tematike, përfshirë udhëheqës të fushës së migrimit, zhvillimit dhe diasporës, përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare, akademia, shoqëria civile dhe media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat