Në kërkim për tentativë vrasje, kapet në Greqi i shumëkërkuari shqiptar

Diaspora

Në kërkim për tentativë vrasje, kapet në Greqi i shumëkërkuari shqiptar

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 07:14
Foto ilustrim

Policia greke ka arrestuar shtetasin shqiptar Marjan Lisi, i shpallur në kërkim për veprën penale tentavë vrasje,grabitje dhe mosbindje.

Mësohet se Marjan Lisi së bashku me një 4- vjeçar, edhe ky shtetas shqiptar i shpallur në kërkim, kishte kryer një grabitje të armatosur në një pikë karburanti në Spata të Athinës në datën 10 shtator të këtij viti,ndësa në të njëjtën ditë shtiu me armë në zonën Nea Makri ndaj një personi të cilin tentoi të grabisë por pa i shkaktuar plagë.

Sipas policisë helene,Lisi u arrestua prej forcave të ndërhyrjes së shpejtë të policisë në vendin e quajtur Vari në periferi të Athinës.

Gjatë arrestimit ai nuk bëri rezistencë. Lisi do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat