Alarmojnë policinë! Arratisen si nëpër filma çifti shqiptar nga burgu në Itali

Diaspora

Alarmojnë policinë! Arratisen si nëpër filma çifti shqiptar nga burgu në Itali

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 06:09
Autoritetet italiane bëjnë me dije se Spahiut i kishin mbetur vetëm 5 ditë deri në fund të dënimit.

Një çift shqiptarësh ka “ngritur në këmbë” policinë në Pesaro, pasi, teksa i kishin mbetur vetëm pak ditë nga vuajtja e dënimit janë arratisur.

Ata janë arratisur nga një fermë në të cilën autoritetet italiane i kishin detyruar për të punuar pasi ishin në gjysmë lirie për shkak të sjelljes së mirë dhe nuk e vuanin dënimin vetëm në qeli.

Emilian Bici 43 vjeç dhe Ermelinda Spahiu 38 vjeç nuk u paraqitën në burg pasditen e së martës, kur ishte edhe orari në të cilin duhet të ktheheshin nga puna në fermë me autobusin që i kthente çdo ditë në burgun e Pesaros.

Mediat italiane raportojnë se çifti u arrestua pas një tentative vrasjeje të ndodhur në janar 2018 në Punta Marina, kur gjatë një sulmi të përgjakshëm ku mori pjesë edhe një person i tretë i arrestuar, një 57-vjeçar u godit me thikë pranë një lokali dhe më pas autorët u larguan nga vendi i ngjarjes duke e lënë të vdekur.

Gjatë hetimeve, Bici u kap në Napoli ndërsa gruaja pranë Fanos.

Autoritetet italiane bëjnë me dije se Spahiut i kishin mbetur vetëm 5 ditë deri në fund të dënimit.

Siç raportohet nga shtypi italian, çifti është në kërkim në të gjithë Italinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat