Veprimtari Avni Ajdini do të jetojë përtej kohëve me protretin fisnik dhe me veprat e dobishme kombëtare që ka lënë pas

Diaspora

Veprimtari Avni Ajdini do të jetojë përtej kohëve me protretin fisnik dhe me veprat e dobishme kombëtare që ka lënë pas

Nga: Xhavit Çitaku Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 17:54
Foto nga vendngjarja

Dashuria dhe pasioni për të kryer punë kombëtare, Avni Ajdinin e rreshtojnë në personalitetin më të njohur të mërgatës shqiptare në Suedinë e largët, por edhe më gjerë, sepse ai diti që me plot kulturë dhe atdhetarizëm të zhvillon aktivitet të pandalshëm kombëtar atje ku duhej dhe kur duhej, kështu u vlerësua në tubimin e sotëm përkujtimor kushtuar këtij vaprimtari të madh për çështje kombëtare që vdiq me 24 korrik të këtij viti, të cilin e organizoi Lidhja e Shoqatave Shqiptare ”Iliria” në Goteborg të Suedisë. Bashkëveprimtari Prof. Dr. Muhamet Shatri kishte përmbledhur një listë të gjatë të aktiviteteve të shumta e përmbajtjesore që Avni Ajdini kishte zhvilluar rreth pesë dekada me radhë në këtë shtet skandinav. Avni Ajdini, si askush tjetër, me një përkushtim të madh, me një energji të pashtershme kishte krijuar kontakte të rëndësishme me qeveritar, deputetë, organizata joqeveritare e sidomos me mediat që punonin, shkruanin e dënonin dhunën e shfrenuar të barabarisë serbe mbi popullatën e pambrojtur shqiptare në Kosovë.

Ky personalitet i shquar që kur ka shkel për herë të parë në tokën suedeze në vitin 1976  ka organizuar protesta, seminare e tubime të tjera për të sensibilizuar gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Kosovë. Udhëtoj me mijëra kilometra nga Jugu e deri në Veri, nga perëndimi e deri në lindje për të vizituar refugjatët shqiptar dhe më pastaj për t’u shtuar kujdesi ndaj tyre me interevenimin që bënte në Entin për të huaj me argumentin se të gjithë janë të traumatizuar nga torturat e hordhive çetnike serbe.

Më pas ai vuri në dukje ky orator se pavarësisht rrezikut për jetën nga UDB-ja jugosllave dhe me qëllim të informimit sa më mirë opinionin suedez se në Kosovë po shkelen në mënyrë flagrante liritë dhe të drejtat e njeriut, Shoqata Shqiptare “ Kosova” në Goteborg, që e udhëhiqte Avni Ajdini, në prill të vitit 1981 organizoi një protestë të madhe në mbështetje të kërkesave të studentëve për një standard dinjitoz dhe që Kosova të fitoj statusin e Republikës, në të cilën kishin marrë pjesë qindra shqiptarë të ardhur edhe nga Londra, Parisi, Vjena dhe qytete tjera evropiane. Avni Ajdini, oratorët dhe pjesëmarrësit tjerë të këtij tubimi protestues theksuan se studentët shqiptarë në Kryeqendrën e Kosovës në Prishtinë kishin dalë për të kërkuar në mënyrë paqësore dhënien e statusit të Republikës si dhe të përmirësohen kushtet në Universitetin e Prishtinën ashtu siç i kishin edhe kolegët e tyre në republikat tjera. Mirëpo, sqaruan ata, protesta u shua me gjak, ngaqë policia speciale e përbërë nga të gjitha republikat rrahën e torturuan, por edhe i vranë për një fjalë goje studentët shqiptar. Avni Ajdini, si askush tjetër, me një përkushtim të madh, me një energji të pashtershme kishte krijuar kontakte të rëndësishme me qeveritar, deputetë, organizata joqeveritare e sidomos me mediat që punonin, shkruanin e dënonin dhunën e shfrenuar të barbarisë serbe mbi popullatën e pambrojtur shqiptare në Kosovë.

Ky personalitet i shquar që kur ka shkel për herë të parë në tokën suedeze ka organizuar protesta, seminare e tubime të tjera për të sensibilizuar gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Kosovë. Udhëtoj me mijëra kilometra nga Jugu e deri në Veri, nga perendimi e deri në lindje për të vizituar refugjatët shqiptar dhe më pastaj për t’u shtuar kujdesi ndaj tyre me interevenimin që bënte në Entin për të huaj me argumentin se të gjithë janë të traumatizuar nga torturat e hordhive çetnike serbe. Me pas ky orator argumentoi se Avniu është i pari që duke krijuar kontakte të mirëfilta me gazetar e redaktor që ishin emër i përveçëm në fushën e gazetarisë, atij iu mundësua të marrë pjesë në një debat në televizionin shtetëror suedez që kishte të bënte me helmimin  e nxënësve shqiptarë nga soldateska serbe. Në këtë debat morën pjesë Örjan Styresjö, profesor universiteti dhe njohës i mirë i Ballkanit, një mësues dhe një prift serb, një mjek, specialist në fushën e helmeve ushtarake.

Duke e marrë fjalën Avni Ajdini kishte thënë  se ajo çfarë po ndodh në Kosovë është një aparteidt i vërtetë ku shqiptarët rrahen, torturohen, burgosën, vriten e çka është edhe më keq tash ata edhe po helmohen, sidomos fëmijët e shkollave që janë ardhmëria e secilit shtet. Për këtë nuk kemi çfarë të flasim më shumë, por urdhëroni e shikoni videokasetën e incizuar në vendin e ngjarjes nga Ismet Ibishi. I etshëm për të bërë edhe më shumë për Kosovën e tij të dashur, Avni Ajdini së bashku me Kosovë Rexhë Balën dhe disa bashkatdhetarë të tjerë kishin planifikuar që të shfrytëzojnë demonstratën e një Majit në Goteborg në vitin 1981, në të cilën kishin dalur të protestonin mbi njëqind mijë punëtorë.

Këta veprimtarë në atë protestë mbanin në duar pankarta me mbishkrime “ Kosova Republikë” dhe “Të ndalet terrori policor ndaj popullit shqiptar në Kosovë”. Protesta u mbajtën në vazhdimësi, në të cilat merrnin pjesë edhe komuniteti kroat, që luftonte për pavarësinë e Kroacisë. Fatkeqësisht shumë mërgimtarë tanë kishin humbur dokumentet e udhëtimit, por edhe ishin arrestuar nga policia serbe posa kishin kaluar kufirin ish -Jugosllav. Ndërkaq, Avni Ajdini për shumë vjet kërcënohej me jetë për shkak të veprimtarisë së tij atdhetare.

Muhamet Shatri përkujtoj në vazhdim se Avniu kishte punuar edhe si mësues disa vite, por për shkak të presionit të madh të regjimit ish- Jugosllav organet përkatëse suedeze ia ndërprenë kryerjen e këtij misioni fisnik e të rëndësishëm. Sa e sa herë kishte organizuar mbajtjen e “Javës së Kulturës” shqiptare”, kishte grumbulluar dhe dërguar dhjetëra kamionë ndihma humanitare, jo vetëm në Kosovë, por edhe Shqipëri, ishte aktori kryesor që ndikoi në dhënien e ndihmave nga qeveria e Suedisë për rindërtimin e Kosovës së shkatërruar nga lufta, avancoi kontaktet e marrëdhëniet ndërshtetërore Suedi- Kosovë e shumë e shumë punë të tjera të dobishme. Mirëpo, sot në mesin tonë nuk është Avniu. Ai shkoi në amshim për të mos u harruar për jetë e mot, përfundoi fjalën ky orator. 

Edhe bashkëveprimtari Nuhi Mazreku vlerësoi lartë punën atdhetare të Avni Ajdinit, duke përkujtuar se ky veprimtar ishte aq etshëm për të kontribuar për vendin e tij sa që shumë netë rrinte pa gjumë për të arritur deri të caku. Vdekja e tij është një humbje e madhe dhe këtë mik e bashkëveprimtar do ta kujtoj me pietet deri në përjetësi. Ismail Rugova foli fjal miradije për këtë personalitet të njohur të mërgatës shqiptare, sepse puna e tij kulmore për dekada me radhë në dobi të çështjes kombëtare më në fund kishte rezultuar me sukses. 

Xhavit Çitaku theksoi, ndër të tjera se me dhimbje të thellë u pritë largimi nga kjo jetë të personalitetit të shquar në mërgatën shqiptare, të nderuarit Avni Ajdini. E vërteta është se të gjithë jemi në udhë për t’u larguar nga kjo botë, por të lumtur janë ata që, sikurse Avni Ajdini, që jetojnë përtej kohëve, me portretin fisnik dhe me veprat e dobishme kombëtare që ka lënë pas. Hapësira që la në familje, në veprimtarinë atdhetare dhe në shoqëri, do të na sjell kurdoherë kujtimin e tij të paharruar, me fjalën e mençur, me humanizmin, me humorin elegant që e karakterizonte, me punët konkrete që i kryente. Veprimtari Avni Ajdini me besimin ndaj zotit, me mirësinë njerëzore që e karakterizonte, me talentin e tij për komunikim, është njeriu shumë i respektuar për komunitetin shqiptar në Suedi, në Kosovë, Luginën e Preshevës, për të njohurit e tij kudo që jetojnë. Dashamirësinë për të gjithë të afërmit, kolegët e shoqërinë, dimensionet dalluese njerëzore të sjelljes dhe komunikimit, optimizmin që përçonte kurdoherë pavarësisht rrethanave, do të mbajnë gjallë në mendjet dhe në zemrat e të gjithëve me të cilët ndau jetën e tij dhe punoi aq shumë për komb e atdhe, përfundoi ai. 

Nexhat Hoxha, bashkëveprimtar, tha se  lirshëm mund të konstatohet se Avni Ajdini nuk ka lënë gurë pa lëvizur që e vërteta e aparteidit dhe dhunës sistematike që regjimi i Beogradit ushtronte mbi popullatën shqiptare të depërtonte në çdo pore të jetës e të punës në këtë vend skandinav. Ai është autor e bashkautor i një sërë shkrimesh nëpër gazetat lokale, rajonale e qendrore, në të cilat pasqyrohej me fakte të pakontestueshme shkelja e të drejtave elementare të njeriut deri të rreziku permanent i zhbërjes se një populli në Evropën demokratike. Avniu, po ashtu ka dhënë dhjetëra intervista, ka zhvilluar debate televizive, në radio dhe shtypin e përditshëm dhe ka zhvilluar takimet shumta me zyrtar të lartë partiak, qeveritar, OJQ e institucione të ndryshme që kishin peshë për të ndihmuar në të gjitha fushat Republikën e Kosovës para, gjatë e pas luftës. Vdekja  e mikut dhe bashkëveprimtarit tim të çmuar jehoi dhimbshëm në zemrën d he shpirtin tim dhe se ai përherë do të mbetët në kujtimet e mia për veprat e mira që i ka kryer me dinjitet. 

Selim Bala një aktivist i dalluar që për shumë vite punuan së bashku me Avni Ajdinin, tha se energjinë që kishte veprimtari, humanisti, mësuesi e intelektuali Avni Ajdini rralë kush mund ta këtë. Punoi aq shumë, por ai sikur nuk ishte i kënaqur. Derisa udhëtonte për ndonjë aktivitet, ai gjatë rrugës planifikonte takime e organizime të tjera.

Punën atdhetare e kishte prioritet, përfundoi Selim Bala. Mehdi Behrami, ish- ushtar i UÇK-së, dhe veprimtar i dalluar këtu në Suedi lexoi dy vjersha kushtuar Avni Ajdinit, të cilat emocionon të pranishmit. Ndërkaq, Saranda Ajdini, vajza e të ndjerit, që ka një përgatitje akademike, pasi falënderoi organizatorin e këtij tubimi, tha se babai i saj ishte një prind e bashkëshort i shkëlqyeshëm dhe shprehu habinë e saj, që ende nuk po e kuptonte, se ku e gjente atë fuqinë, energjinë e dashurinë e madhe për t’u përkujdesur edhe për familje. Murat Koci, kryetar i LSHSH “Iliriia” me seli në Malmo, që ishte organizatore e këtij tubimi, tha ndër të tjera se kjo vlerë e çmuar e veprimtarit Avni Ajdini që u shpalos sot, duhet ta bëj krenare familjen, por edhe gjithë kombin shqiptar.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat