Diaspora aset me vlerë, përgjegjësi e shtetit

Diaspora

Diaspora aset me vlerë, përgjegjësi e shtetit

Nga: Fekmi Kongjeli Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 22:29
Fekmi Kongjeli

Po ti vëzhgosh të gjitha mediat e në veçanti partitë politike që nga pas lufta, por edhe raportet e institucioneve qeveritare e të Bankës Qendrore për Diasporën, ka dy publikime; cila parti do përfitoi më shumë votues dhe cila është shuma e remitencave të futura në Kosovë! Qasje e dhimbshme dhe e gabuar. Diaspora këto dy dekadat e fundit ka një zhvillim marramendës në të gjitha lëmit e jetës në të gjitha shtetet ku jeton dhe vepron.

Ndërmarrës të fuqishëm, gjeneratat e reja të përfshira në të gjitha universitet e vendeve perëndimore, sportistë dhe artistë të niveleve ndërkombëtare dhe e veçanta, të edukuar për ta dashtë vendin e të parëve të tyre. Dhe në vend që të ketë projekt kombëtar që të shfrytëzohen këto të mira në mirëqenie të shtetit, ne me vetëdije apo për interesa puro klienteliste krijojmë përçarje, duke tentuar t’i përfitojmë në rrafshin partiak.

Ja vlen të potencohet se kam rastis të takoj me dhjetëra ndërmarrës që kanë qarkullim vjetor mbi 50 milionë €, bashkëpunëtorë në ndërmarrje shumë të fuqishme dhe prestigjioze në tërë globin; Menaxherë dhe ekspertë të fushave të ndryshme me përgjegjësi shumë të mëdha në ndërmarrje të fuqishme shtetërore e shoqëri aksionare; Njerëz të artit e kulturës, e mos të flasim për sportistë në të gjitha fushat. Dhe në vend që të krijohet një ekip profesional në kuadër të qeverisë që të merret ekskluzivisht me këto vlera, ku do të përfitonim edhe në mënyrë të drejtpërdrejt por edhe nga kontaktet e tyre me investitorë dhe në Kosovë nuk do të kishim frikën që në momentin e liberalizimit të vizave do na iknin mbi 150 mijë të reja e të rinj.

E ardhmja e Kosovës varet nga hapja e perspektivave për mirëqenie në të gjitha lëmit. Punësim dhe zhvillim. Mirëqenie për çdo qytetar të vendit pa dallim. Kosova ka pas dhe ka të gjitha resurset që të jetë një shtet me perspektiv për të gjithë qytetarët e saj. Fatkeqësisht në vend që të orientohet në këto parime të zhvillimit ekonomik, ne merremi me veten tonë dhe listohemi si shteti më i varfër në Evropë. Kjo është e dhimbshme, por duke u bazuar në të gjitha resurset që i posedojmë, është edhe e turpshme

. A thua ku mbeti krenaria jonë që tjerët na shohin si të varfër?! Që nga pavarësia e shtetit tonë, në të gjithë botën kemi krijuar lidhshmëri me përfaqësitë tona, ambasada e konsullata që paguhen nga taksapaguesit e Kosovës, por që nuk kanë një qasje me ndikim në ofrimin e investitorëve për vendin që e përfaqësojnë! Si duket edhe këtu kemi të bëjmë me përfaqësim partiak e që është e pafalshme. Orientimi i Diasporës për shtetin është shumë më i shëndetshëm, se sa për klientelizëm dhe popullizëm politik! Dhe krejt në fund Diaspora në të gjitha fazat e historisë ka vepruar konform zhvillimeve në vend. Tani organizimi dhe veprimet e Diasporës duhet të jenë përgjegjësi e Shtetit dhe për Shtetin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat