Po kalonte rrugën, përplaset për vdekje gruaja shqiptare në Itali - makina e goditi dhe e hodhi disa metra tutje

Diaspora

Po kalonte rrugën, përplaset për vdekje gruaja shqiptare në Itali - makina e goditi dhe e hodhi disa metra tutje

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Një makinë ka përplasur për vdekje një grua shqiptare Itali, teksa ajo po kalonte rrugën.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, mësohet se ngjarja ka ndodhur në Porcari të provincës së Luccas në Itali.

75-vjeçarja me origjinë shqiptare banuese në zonë, po kalonte në këmbë rrugën “Puccini”, kur u përplas nga një makinë që drejtohej nga një e re. Fatkeqësisht, me gjithë ndërhyrjen e menjëhershme të një ambulance, nuk u bë e mundur t’i shpëtohej jeta.

Mediat lokale shkruajnë se viktima është Feime Besnik Nurce, e cila u godit nga një automjet tip Volksëagen Golf, ajo u përplasi fort kokën në tokë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas një rindërtimi fillestar dhe ende përmbledhës, 75-vjeçarja po ecte përgjatë një pjese të aksit rrugor pa trotuar dhe me ndriçim të dobët kur vendosi të kalonte rrugën.

Në atë moment po mbërrinte e reja që drejtonte makinën Golf dhe për arsye që ende janë nën hetim nga policia, nuk mundi të shmangte të moshuarën. Përplasja ka qenë e dhunshme dhe 75-vjeçarja është hedhur disa metra larg, duke humbur menjëherë ndjenjat për shkak të dëmtimit shumë të rëndë në kokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat