Gazetari shqiptar zgjidhet në krye të Shoqatës së Gazetarëve botërorë në Gjenevë

Diaspora

Gazetari shqiptar zgjidhet në krye të Shoqatës së Gazetarëve botërorë në Gjenevë

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 13:45
Nefail Maliqi

Shoqata e Gazetarëve të huaj në Zvicër dhe Liechtenstein-APES me seli në Gjenevë, në Asamblenë e Përgjithshme të mbajtur mbrëmë ka zgjedhur kryesinë e re. Në krye të kësaj shoqate ndërkombëtare është zgjedhur gazatari Nefail Maliqi i cili drejton gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch. President i shoqatës në fjalë është zgjedhur z. Jean Musy.

Kjo shoqatë e cila vepron qe 94 vite, numëron rreth 120 gazetarë nga e gjithë bota, ka bërë një përzgjedhje historike pasi është hera e parë që një gazetar shqiptar vendoset në kryesinë e saj.

Nefail Maliqi, qe njihet si nje militant i fjalës së lire, gjatë intervistave për mediat zvicerane ka deklaruar se “ky është një sukses jo vetëm i imi, por në përgjithësi i gazetarisë shqiptare, ku në kryesinë e një shoqate ndërkombëtare zgjidhet një gazetar nga Ballkani”.

Në eksperiencën e tij 25 vjeçare ai ka punuar si korrespondent nga selia e OKB-së për disa media prestigjioze si për BBC, Deutsche Welle, The Geneva Post, Top Channel, Bota Sot, Tribune de Geneve, ATSH, Presheva Jonë dhe tash se fundit për gazetën zvicereane Le Canton27.ch

Zgjedhja e kolegut Nefail Maliqi, në krye të kësaj shoqate ndëkrombëtare është përshëndetur edhe nga kolegët e shoqatave simotra zvcerane dhe ato evropaine (IFJ, Reporter sans Frontières..) me të cilat bashkepunon qe dy decenie ne favor te gazetarëve dhe fjalës së lirë.

Maliqi njihet si një ndër gazetarët më aktivë në diasporën shqiptare duke kontribuar në avancimin e proceseve demokratike dhe shumë delikate sikurse sensibilizimi për çështjen e Kosovës dhe jo vetëm, si dhe asaj mbarë shqiptare në arenën ndërkombëtare.

APES konsiderohet jo vetem zëdhënese e demokracisë dhe tolerancës së Zvicrës, por edhe e 12 organanizatave ndërkombëtare të OKB-së (HCR, CDH, OIM, ICRC, ILO, OMPI, ITU, UNICEF, UNESCO  etj… )

Komiteti i APERS prej gjashtë anëtarësh konsiderohet si “kokomotove” e 120 gazetarëve nderkombëtarë, përfaqesues keta të mediave më prestigjioze nga mbarë bota.

Shoqata e Shtypit të Huaj në Zvicër dhe Lihtenshtajn, ( APES –The Foreign Press Association in Switzerland and Liechtenstein) e themeluar në vitin 1928 në Gjenevë. Aktualisht ka më shumë se 120 anëtarë aktivë, korrespondentë nga agjencitë dhe mediat më prestigjioze botërore (gazeta, revista, stacione televizive dhe radio) nga më shumë se 70 vende. Shumica dërrmuese e anëtarëve të APES ku pjesa dërmuese janë të vendosura në OKB dhe Komiteti i tij mban kontakte të përhershme me autoritetet zyrtare zvicerane ne Bernë (DFAE) dhe të huaja, organizatat ndërkombëtare, OJQ-të, si dhe me misione të shumta diplomatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat