Festat e nëntorit dhe veprimtaritë e lobit Euro-Atlantik Shqiptarë në tokën ilire

Diaspora

Festat e nëntorit dhe veprimtaritë e lobit Euro-Atlantik Shqiptarë në tokën ilire

Nga: Xhavit Çitaku Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 16:37
Arben Cana, znj.Saranda Iséni, znj.Ambasadore z.Luela Hajdaraga dhe z.Shukri Ymeri

Nën kujdesin dhe mbështetjen e Ambasadës Shqiptare në Greqi, në një ambient të ngrohtë dhe shumë festiv, por edhe vëllazëror, në qendër të Athinës u organizua një tubim në kuadër të shënimit të 28 nëntorit – Ditës së shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në të cilën mbizotëroi fjala e bukur shqipe e shoqëruar nga tingujt e ëmbël të muzikës shqiptare dhe nga prania e personaliteteve të dijes e penës dhe veprimtarë e bashkatdhetarë të shumtë nga vende të ndryshme. Për nder të kësaj feste ishin të pranishëm edhe Kryetari i Lobit Euro-Atlantik Shqiptarë z.Shukri Ymeri së bashku me znj.Saranda Iséni, Sekretare e Përgjithshme e e këtij Lobi dhe njëherit Kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi dhe anëtari i Kryesisë së kësaj shoqate dhe mjeshtri i madh i fjalës shqipe në televizionin shqiptarë z.Engjëll Ndocaj dhe anëtari z.Arben Tafili.

Përvec kremtimit të festës kombëtare, delegacioni i Lobit Euro-Atlantik Shqiptarë pati një takim të një rëndësie të vecantë në Ambasadën më të madhe të shtetit shqiptar në Athinë në krye me shkëlqesinë e saj znj.Luela Hajdaraga, ambasadore,e cila iu bëri një pritje madhështore dhe shumë të ngrohtë e vëllazërore në lokalet e kësa përfaqësie diplomatike. Gjatë takimit ky delegacion u njoftua me punën kolosale dhe shumë të frytshme të znj.Ambasadore dhe njëherit u diskutuan shumë tema të rëndësishme të veprimtarisë së Lobit Euro-Atlantik Shqiptarë. Njëherit shkëlqesinë e saj ambasadore, Kryetarja Iseni e njohtoi edhe për veprimtarinë kolosale të Shoqatës së Shkrimtarëve në Suedi.

Znj.Ambasadore shprehu vlersimet e saj për angazhimin e mërgatës shqiptare drejt kauzës se përgjithshme nacionale dhe ofroi bashkëpunimin e saj.

Vizita disa ditore në Athinën legjendare kishte një përqëndrim të vecantë në veprimtarinë e degës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptarë në Greqi në krye me veprimtarinë e palodhshme të z. Arben Cana dhe kryesinë e Degës. Gjatë kësaj vizite u mbajtën takime të shumta dhe morën informacione se dega në Greqi ishte duke bërë një punë madhore dhe me shumë ndikim për arritjet dhe sukseset e mërgimtarëve që jetojnë dhe veprojnë atje. Dega e Lobit në Greqi karakterizohej nga një energji e paparë e veprimit konkret dhe pranisë së një uniteti të vecantë i të gjithë anëtarëve dhe mbeshtetësve të kësaj dege.

Është e një rëndësie të veçantë të theksohet se pas një prezentimi të një historie suksesesh prej 12 vjetësh të Shoqatës së SHkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi i XI Albani” nga Saranda Iseni, Kryetare, këtij asosacioni krijues iu bashkangjitën disa krijues shqiptarë nga Greqia duke shprehur deshirë bashkëpunimi, shkëmbim veprash si dhe promovime të librave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat