Fshihej në Itali si mekanik, arrestohet shqiptari i kërkuar nga Belgjika për trafik droge

Diaspora

Fshihej në Itali si mekanik, arrestohet shqiptari i kërkuar nga Belgjika për trafik droge

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 21:18
Ilustrim

Një shtetas shqiptar, 30 vjeç, ndaj të cilit kishte një urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritetet belge për trafik ndërkombëtar droge, është arrestuar në Itali.

Ai kishte rreth një vit e gjysmë që qëndronte i lumtur në Falconara, si mysafir i dikujt në një apartament në qytet.

“Ai kishte edhe një punë si mekanik dhe askush nuk mund të dyshonte për këtë 30 vjeçar shqiptar që ishte kaq i dashur me klientët dhe miqtë.

Megjithatë ai kërkohej nga forcat e policisë në gjysmën e Evropës”, shkruajnë mediat italiane.

Ai u arrestua nga karabinierët e njësisë hetimore të Ankonës, të cilët ekzekutuan urdhrin autoriteteve belge, shteti ku shqiptari jetonte para se të mbërrinte në Itali dhe ku sipas akuzës ka kryer krimin e trafikut të drogës.

Prej disa ditësh shqiptari ishte vënë në shënjestër të policisë, e cila ndoqi me kujdes lëvizjet e tij, derisa ata morën masa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat