E rëndë: Ky është i riu shqiptar që dyshohet se kreu vetëvrasje në një anije në Angli

Diaspora

E rëndë: Ky është i riu shqiptar që dyshohet se kreu vetëvrasje në një anije në Angli

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 08:05
Leonard Farruku.

Sot janë publikuar detajet e para për vetëvrasjen në një hotel në Angli, ku vdiq një emigrant shqiptar.

Këtë të hënë gazeta “Daily Telegraph” shkuan se ai është 27-vjeçari nga Manëza e Durrësit, Leonard Farruku.

Në bisedën e fundit me të afërmit thuhet në artikull, Leonardi kishte thënë se kushtet në anijet hotel ishin të mira por rojet e sigurisë i trajtonin emigrantët si kafshë.

E motra e Leonardit e cila jeton në Itali ka deklaruar se “do të gjejë qetësinë vetëm atëherë kur të mësojë të vërtetën se çfarë ndodhi atë natë me vëllanë në anijen hotel Bibby Stockholm”.

Sipas saj, ai mbërriti në Angli me ëndrrën për një punë më të mirë dhe më e rëndësishmja të fitonte leje qëndrimi përgjithmonë në Angli.

Dhe për t’ia arritur këtij qëllimi, ka theksuar ajo, ai iu bind kërkesës së ‘Home Office’ për të shkuar për t’u akomoduar në atë anije.

Për ngjarjen tragjike të vetëvrasjes së Leonard Farrukut një zënës i Home Office tha se: “Ky ishte një incident tragjik dhe ngushëllimet tona shkojnë me të prekurit. Mirëqenia e personave nën kujdesin tonë ka një rëndësi parësore dhe ne marrim përgjegjësinë tepër seriozisht për këtë.  Kjo ngjarje është duke u hetuar nga policia dhe mjekësia ligjore në analizimin e fakteve e rrethanave të kësaj vdekje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat