Pamje të frikshme nga Italia, momenti kur shqiptari sulmon me hanxhar pronarin e një lokali

Diaspora

Pamje të frikshme nga Italia, momenti kur shqiptari sulmon me hanxhar pronarin e një lokali

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 10:07
Mediat italiane raportojnë se pronari në fjalë e kishte përzënë shqiptarin më herët nga lokali

Një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka sulmuar me hanxhar pronarin e një lokali në Vetralla, Itali.

Mediat italiane raportojnë se pronari në fjalë e kishte përzënë shqiptarin më herët nga lokali. Shkak ishte bërë sjellja e tij pasi kishte ulur pantallonat duke dalë lakuriq.

Më pas në gjendje të dehur, është kthyer sërish, kësaj here për të marrë hak. Me një hanxhar në dorë, ai duket teksa tenton të godasë italianin.

Fatmirësisht ky i fundit nuk pëson asnjë dëmtim.

Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat