Buzmi bujar

Diaspora

Buzmi bujar

Nga: Zymer Kuqaj Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 10:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Festimi i Buzmit bujar më 16 dhjetor 2023, i organizuar nga LSHSH "ILIRIA" në Malme, në bashkëpunim më Shoqatën kulturore shqiptare "Skenderbeg" bëri bashkë, shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga të gjitha besimet fetare. Mesazhi i falënderimeve për vitin që po shkon dhe i shpresës për vitin që po vjen, që përcjell Buzmi bujar, bëri bashkë edhe politikan të pushtetit komunal dhe atij qendror të Suedisë në Shtëpinë e kulturës në Lindëngen (Lindängen).

Është viti i tretë më radhë që LSHSH "ILIRIA" më seli në Malme, organizon këtë aktivitet më qëllim të festimit të festës së lashtësisë shqiptare. Festë kjo që daton edhe para epokës së re. Gjurmët e festës i gjejmë edhe të shqiptarët e besimit islam, por festën e Buzmit bujar për të sjellë deri në deri në ditët e sotme e kanë ruajtur më fanatizëm shqiptarët e besimit katolik. Riti i festimit të shqiptarëve katolik të Shqipërisë (etnike) veriore është edhe mënyra dhe ceremonia e festimit që LSHSH e bën, tash tri vite më radhë.

Qëllimi i festimit të Buzmit bujar nuk është që të ringjallim atë. Buzmi ënde është gjallë dhe festohet edhe në ditët e sotme, por, secilën hër (vit) po vdes nga pak. Qëllimi është të mos lihet në harresë ashtu siç po ndodh më shumë tradita tona burimore që e veçon kombin tonë. Qëllimi është që të masivizohet kjo festë dhe të përhapet në të gjitha trojet tona, pa dallime regjionale apo të besimeve fetare.

Nuk ka mesazh më të mirë dhe më human se sa paqja njerëzore më botën bimore dhe shtazore, që është një nder mesazhet kryesore të Buzmit. Falënderimet për stinët që kanë shkuar dhe bereqetet që kanë dhurua dhe njëkohësisht lutja që stinët që do të vin të jenë edhe më bujare më të mirat që sjellin. Shpresa, se drita po e mund terrin dhe besimi, se drita në vazhdim do të mund terrin dhe natën gjatë, janë mesazhe të shpresës dhe besimit për të ardhmen.

Festa e Buzmit bujar po i bashkon shqiptarët në Malme të Suedisë të cilët po e presin më padurim një mbrëmje dhe natë të veçantë të vitit. Kjo festë po i tërheq dhe po respektohet edhe nga mysafirët suedez dhe të komuniteteve tjera në Malme.

Amani Loubani (S), këshilltare e komunës së Malmö-s përgjegjëse për çështjet e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, vlerësoi lartë bashkëpunimin më LSHSH "ILIRIA" dhe deklaroi se kjo festë i shtohet koloritit kulturor shumë etnik që ka qyteti ynë.

Konsulli i ambasadës së Kosovës në Suedi, Ardian Kolaj më të cilin jemi familjarizuar në mënyrë pas shumë vizitave në aktivetet tona kulturore, çmoj lartë punën e mërgatës tonë në shumë sfera të jetës. Në aktivitetit që kanë të bëjnë më vendlindjen tonë por edhe integrimin e mërgatës tonë në shoqërinë suedeze dhe imazhin e mirë që mërgata dërgon të shteti suedez. Ai përshëndeti në mënyrë të veçantë deputetët më prejardhje nga Kosova në parlamentin seedez, Adnan Dibranin dhe Aida Birinxhikun.

Për festën e Buzmit bujar, Adriani tha, prej se kam ardh më shërbim në Suedi, më mungon ajo atmosfera familjare para Krishtlindjeve në kremtimin e Buzmit bujar. Unë po festoj këtu bashkë më ju dhe njëkohësisht po më zëvendësoni atë mungesën time të atmosferës familjare në këtë festë.

Përfaqësuesi i partisë liberale dhe këshilltari i komunës së Malmö-s Roko Kursar, përshëndeti tubimin dhe foli për marrëdhëniet e mira më komunitetin shqiptar në Malme. Përshëndetja e tij në gjuhën shqipe dhe urimi i Buzmit në shqip, u mirëprit më duartrokitje nga pjesëmarrësit. Ishte shumë simpatike pjesëmarrja e liberalit Kursar në lojën e kapuçave. Nga ky aspekt kryetari I LSHSH Murat Koci shkruan në një postim në fb “Kultura afron, kultura afirmon, kultura bashkon!”

Duhet veçuar respektin që treguan të dy këshilltarët komunal, Kursar dhe Loubani karshi ansambleistit Shaip Morina dhe bashkëpunimit të shkëlqyeshëm më Shaipin për të mirën e gjithë qytetarëve të Malmes.

Adnan Dibrani deputet në parlamentin suedez në tri mandate nga partia Socialdemokrate dhe kandidati për parlamentin europian në zgjedhjet e ardhshme nga regjioni i Hallandit, foli për rëndësinë e pjesëmarrjes në jetën politike të bashkëatdhetarëve tanë. Ai bëri thirrje për pjesëmarrje në jetën politike pa caktuar ndonjë parti të veçantë. Unë nuk ju rekomandoj vetëm SD-ën, (parti e ekstremit të djathtë) në të gjitha partitë tjera është mirë të kyçeni dhe jepni kontributin tuaj në demokratizimin e shoqërisë suedeze. Mos rrini pasiv, merrni pjesë në zgjedhje dhe zgjedhni partinë që ju përshtatët më shumë pikëpamjeve tuaja politike.

Si njeri dhe politikan i rritur në shoqërinë suedeze deputeti Dibrani më modesti kërkoj që të dalim masivisht në zgjedhjet për parlamentin europian. Kryesore të dilni në zgjedhje, aty mund të më votoni edhe mua, tha më shaka deputeti suedez që kryeson listën për deputet në parlamentin europian nga regjioni i Hallandit.

Nëse mua më përjashtojnë nga parlamenti suedez dhe më dërgojnë në parlamentin europian, prap parlamenti suedez do të këtë dy shqiptarë, vazhdojë më shaka Dibrani. Vendin tim do të zëvendësojë personi që është rezervë në listën e deputetëve, ai është Arbër Gashi. Arbëri ishte i pranishëm në sallë, si mysafir i ftuar në festën e Buzmit.

I pranishëm në këtë festë ishte edhe Fatmir Azemi, nënkryetar (opozitar) i komunës se Landskronës (Landskrona).

Murat Koci, kryetar i LSHSH "ILIRIA" i uroj të pranishmëve mirëseardhje dhe i njoftoj mysafirët më aktivitetet e LSHSH. Ai ceku në mënyrë të veçantë, festën e Buzmit bujar, kuizin e diturisë për nxënës vijues të mësimit të gjuhës shqipe, festimin e ditës se fëmijëve në Beijers park dhe shumë aktivitete tjera në ruajtjen e gjuhës dhe identitet kombëtar dhe festimin e festave kombëtare. Në fund Murati i ftoj mysafirët për një koktej më ushqime tradicionale të prgaditur nga organizatorët e kësaj feste.

Moderimin e këtij aktiviteti e bëri më shumë sukses strugani nga Ohri, Zait Pollozhani. Ai e lexojë në suedisht edhe tekstin mbi traditën dhe historikun e festës se Buzmit bujar. Tekstin në gjuhën shqipe për Buzmin bujar e referoj, Ismail Rugova.

Për përgatitjen dhe mbarëvajtjen e festës se Buzmit bujar kontribut të veçantë dhe edhe pranuari i restoranit "Burekhaus" Milaim Makolli. Ai i shërbeu mysafirët më petulla të përgatitura nga ai vet një sallë.

Përveç të lartëpërmendurve, ndihmë të veçantë për këtë manifestim dhanë edhe Xhejmsi,Gjergji, Igballja dhe Zymeri.

Në fund do t'i mbetem borxh nëse nuk e falënderoj, nanën e autorit të këtyre rreshtave për thurjen e çorapeve dhe papuçeve që u përdorën për lojën e kapuçave. Nanë, edhe pse ke ik nga kjo botë, duart e tua të arta po u kthejnë nostalgjinë dhe mallin mërgimtarëve, për lojën, këngët, festat dhe vendin nga kanë ardhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat