E rëndë në Itali, 24-vjeçarja shqiptare vdes tragjikisht në përpjekje për të shkuar tek djali 18 muajsh

Diaspora

E rëndë në Itali, 24-vjeçarja shqiptare vdes tragjikisht në përpjekje për të shkuar tek djali 18 muajsh

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 19:30
Itali

Një 24-vjeçare me origjinë shqiptare gjeti vdekjen në Itali pas një incidenti tragjik.

Viktima Ambra Seferi, e cila kishte rreth dy vite që ndodhej në Itali, ra nga një lartësi e madhe në përpjekje për të hyrë në apartamentin e saj.

Mediat italiane shkruajnë se e reja shqiptare ka mbetur jashtë shtëpisë pasi ka hipur në tarracë, ndoshta pasi dera është mbyllur gabimisht ndërsa brenda kishte djalin 18 muajsh dhe një vajza 2 vjeçare të shoqeje të saj.

Ajo u përpoq të futej nga dritarja, por humbi ekuilibrin dhe ra në boshllëk. Ndërsa në vendngjarje mbërritën ambulancat, ajo u dërgua me urgjencë në spital në  Millazzo, por pak pas mbërritjes, ndërroi jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat