Masakroi me thikë gruan shtatzënë, shqiptari poston video në Tik Tok pas vrasjes

Diaspora

Masakroi me thikë gruan shtatzënë, shqiptari poston video në Tik Tok pas vrasjes

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 08:00
Vanessa Ballan dhe Bujar Fandaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali mëngjesin e 19 dhjetorit, ku protagonist dyshohet të jetë Bujar Fandaj, një 41-vjeçar shqiptar me origjinë nga Kosova.

Fandaj u arrestua nga policia italiane pasi dyshohet se është personi që masakroi me thikë gruan e tij shtatzënë.

Vanessa Ballan, 27 vjeç, u gjet e pajetë poshtë shkallëve të banesës së saj. Ajo u ekzekutua me shtatë goditje me thikë në bark nga njeriu që dy muaj më parë e kishte denoncuar për ngacmim dhe përndjekje.

Vanessa ishte në muajin e 3 të shtatzanisë, si dhe kishte dhe një fëmijë tjetër të moshës 4-vjeçare.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e të martës në provincën e Trevizos, ku 27-vjeçarja u ekzekutua teksa ishte e veshur me pizhama.

Pas kryerjes së krimit, 41-vjeçari u përpoq të arratisej, por ai u ndalua afër mesnatës kur tentoi të kthehej në banesën e tij në Altivole.

Pas krimit të rëndë, Fandaj postoi dhe një video në Tik Tok ku shprehej: “Mos mendo kurrë të më ndreqësh”.

Fandaj shkoi me nxitim te banesa e 27-vjeçares pasi ajo nuk po i përgjigjej më në telefon.

Policia po zbërthen tabulatet telefonike për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat