Gruaja iu vra nga i dashuri shqiptar, flet gjyshja e Nicolas: Nipi ishte i lumtur

Diaspora

Gruaja iu vra nga i dashuri shqiptar, flet gjyshja e Nicolas: Nipi ishte i lumtur

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 12:02
Nicola Scapinello, Vanessa Ballan dhe Bujar Fandaj

Ka folur për herë të parë gjyshja e Nicola Scapinello, bashkëshortit të 27-vjeçares Vanessa Ballan, nënës shtatzënë në Itali e cila u ekzekutua nga shqiptari me origjinë nga Kosova, Bujar Fandaj, pas një historie të shkurtër që kishin mes njëri-tjetrit.

E përlotur, gjyshja foli për mediat italiane në lidhje me historinë e dashurisë së nipit të saj me partneren e tij që janë bashkë prej 11 vitesh.

“Ata nuk ishin në krizë – deklaron gjyshja e Nicola – ata ishin të lumtur për ardhjen e fëmijës së tyre të dytë”.

Vanessa Ballan ishte tre muajshe shtatzënë dhe u vra në shtëpinë e saj. Për vrasjen është arrestuar një kosovar 41-vjeçar, Bujar Fandaj, të cilin gruaja e njihte dhe që sipas partnerit të saj ishte denoncuar për përndjekje.

“Ishte nipi im Nicola që gjeti trupin, duart e saj ishin të gjitha të përgjakur. Ai nxitoi në shtëpi dhe shkoi të thërriste një fqinj”, shpjegon gruaja për Canale 5.

Vanessa Ballan u njoh me bashkëshortin e saj Nicola Scapinello dhe u dashurua kur të dy ishin 15 vjeç. Dita kur u takuan ishte aq e rëndësishme për të, sa vendosi ta mbante dhe në biografinë e saj në Instagram: “16.11.2012, Nicola”, e ndjekur nga data e lindjes së djalit të saj në vitin 2019.

4 janarin e ardhshëm Vanessa do të mbushte 27 vjeç.

Mediat italiane shkruajnë se bashkëshorti i saj Nicola ishte shumë i dashuruar me të. Pushime së bashku, mbrëmje diskoteka, koncerte, darka me miqtë dhe pastaj një familje, kjo ishte historia e çiftit që u njoh që kur ishin adoleshentë.

Pasi ndoqi shkollën në Castelfranco, ai shkoi të punonte në kompaninë e babait të tij që prodhon dysheme dhe është e vendosur në Riese, jo shumë larg shtëpisë.

Pas diplomimit nga Carlo Rosselli, Vanessa u punësua si asistente shitjesh në Eurospin. Vitet kaluan dhe çifti vendosi të krijonte një familje.

Por më pas në jetën e Vanessës u shfaq Bujar Fandaj, 41 vjeç.

Ai jetonte në Altivole dhe dërgonte porositë që bëheshin në supermarketin ku punonte Vanessa. Dyshja nisën një lidhje, por një vit më parë, Vanessa vendosi të ndahej prej tij.

Bujar Fandaj nuk e pranonte këtë gjë dhe këtu fillon sprova e Vanessës. 41-vjeçari filloi t’a përndiqte të renë, më pas e kërcënoi  se do t’i tregonte bashkëshortit të saj videot intime të saj. E tmerruar nga fakti se mund të humbiste lidhjen e saj të dashurisë me të riun që e kishte njohur që në adoleshencë, Vanessa vendosi t’a denonconte Bujarin në 26 tetor.

Gjatë kësaj kohe nuk ishte caktuar asnjë masë sigurie ndaj kosovarit, i cili përgatiti një plan hakmarrje ndaj saj. Mëngjesin e së martës ai hyri në shtëpinë e saj dhe e goditi 7 herë me thikë në gjoks e bark, duke e lënë të vdekur 26 vjeçaren, e cila priste të bëhej nënë për herë të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat