Shqiptari humb jetën në mënyrë tragjike në Itali, 40-vjeçari përplaset me makinë teksa po shkonte në punë

Diaspora

Shqiptari humb jetën në mënyrë tragjike në Itali, 40-vjeçari përplaset me makinë teksa po shkonte në punë

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 16:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 40-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Itali, teksa ishte rrugës për në punë.

Sipas mediave italiane, ai ka qenë në makinë me një bashkatdhetar dhe koleg kur furgoni i tij është përplasur me një makinë “Volksëagen” në rrugën rajonale 439 në komunën e Lajaticos.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, 40-vjeçari shqiptar nuk ka mundur të mbijetojë. Edmondi i ardhur në Itali nga Shqipëria në kërkim të një jete më të mirë, ka lënë pas gruan dhe dy fëmijët e tij 11 dhe 6 vjeç.

Të plagosur rëndë, por jo në rrezik për jetën, janë shoku i Edmond Zeros që ndodhej me të në furgon dhe çifti Pomarance, burrë e grua, që po udhëtonin në drejtim të Pontederës. Policia bashkiake e Peccioli dhe Lajatico po heton për shkaqet e aksidentit.

Mbetet për t’u parë se cili nga dy drejtuesit humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat