U masakrua me thikë nga shqiptari nga Kosova, del autopsia e 27 vjeçares italiane - ja çfarë zbuluan autoritetet

Diaspora

U masakrua me thikë nga shqiptari nga Kosova, del autopsia e 27 vjeçares italiane - ja çfarë zbuluan autoritetet

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 17:10
Vanessa Ballan, Nicola dhe Bujar Fandaj.

Autopsia e 27-veçares italiane Vanessa Ballan është bërë publike duke zbuluar detaje nga vdekja e saj.

Ballan u masakrua me thikë nga ish-i dashuri i saj, shqiptari nga Kosova Bujar Fandaj.

Sipas ekzaminimit zbulohet se ajo është qëlluar tetë herë me thikë, dy goditje i kanë dëmtuar të dyja mushkëritë, ndërsa fatale ka qenë një tjetër në zemër.

E reja, e cila ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë përpara se të masakrohej me thikë ishte rrahur. Gjithashtu u konstatuan mavijosje në kokë dhe fytyrë, si dhe plagë mbrojtëse në duar, siç rezultoi tashmë nga këqyrja e kufomës.

Vrasja është kryer me një thike 20 centimetra e gjatë. Vanessa vdiq shumë shpejt, sipas mjekëve që kryen autopsinë.

Kujtojmë që krimi ndodhi disa ditë më parë ku 41-vjeçari nga Kosova nuk arriti ta pranonte ndarjen nga partnerja italiane me të cilën kishte pasur një histori të shkurtër dashurie, shkruajnë mediat italiane.

Ai prej një viti e përndiqte 27-vjeçaren duke e kërcënuar se do ta vriste dhe do t’i tregonte bashkëshortit videot intime nëse nuk rikthehej me të.

E reja italiane e denoncoi në polici më 26 tetor por asnjë masë nuk u mor ndaj 41-vjeçarit. Pas denoncimit u duk sikur situata u qetësua, kjo pas kontrollit të policisë në shtëpinë e tij.

Prokuroria deklaronte se nuk kishte prova për të arrestuar 41-vjeçarin pasi mesazhet kërcënuese ishin fshirë nga celulari i 27-vjeçares për të mos i parë bashkëshorti i saj. Ata raportonin se ishin duke hetuar mbi çështjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat