Babadimri nga Kosova për fëmijët shqiptarë në Borås të Suedisë

Diaspora

Babadimri nga Kosova për fëmijët shqiptarë në Borås të Suedisë

Nga: Sokol Demaku Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 13:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Një traditë që entuziastë të shoqatës shqiptare me aktive në mërgatë, Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni me seli në qytetin e vogël industrial por pitoresk Borås edhe këtë vit gëzuan voglushët shqiptarë, të cilët nuk janë të pakët këtu,  me dhurata, të cilat Babadimri nga Kosova ua ndau atyre në tubimin madhështor me rastin e festave të fund vitit. Kjo u bë në lokalet e Medborgarskola, lokale të cilat edhe QKSH Migjeni i shfrytëzon për realzimin e aktiviteteve te saja kulturore pasi që ka një bashkëpunim të ngushtë me ketë organizatë shoqërore për organzimin e kurseve mësimore në lendë të ndryshme në këtë qytet.

Ishte një event i përgatitur nga mësues të gjuhës amtare dhe nxënës të shkollave fillore, të cilët ndjekin mësimin e gjuhës amtare në shkollat e qytetit, me recitime, këngë dhe valle shqiptare. Ishte kënaqësi të dëgjoje gjuhën dhe fjalët e ëmbla shqipe kur theksoheshin aq ëmbël dhe bukur nga ata fëmijë shqiptarë, të cilët me zell dhe vullnet ndjekin mësimin e gjuhës amtare në menyrë që mos të harrohet gjuha dhe tradita shqiptare edhe këtu në mërgatë.

Një mjedis shqiptar me kengë, valle dhe recitime shqip, një shoqërim mes prindërve dhe fëmijëve që aq shumë kanë nevojë të komunkojnë dhe lozin e këndojnë shqip, të cilën vite me rdhë këtu ua mundëson QKSH Migjeni dhe se sipas asaj që thotë Bahtir Latifi organziator, nga kryesia e QKSH Migjeni, me aktivitete të tilla për fëmije dhe prindër do vazhdohet edhe vitin që vjen nën kujdesin dhe organzimin e QKSH Migjeni.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Fjalë miradie u degjuan nga fëmjët sepse ishte një surprizë për ta që Babadimri nga Kosova t'u sjellë dhurata këtu në Suedinë e largët. Edhe për prindërit ishte një befasi kjo dhe ata ndiheshin krenarë me fëmijët e tyre me ketë rast. Ndërsa mësuesja e gjuhës shqipe këtu Qerime Gurguri, falënderoi QKSH Migjeni për mundësinë e oragnzimit të një aktiviteti të tillë kulturor me shumë vlera për fëmijët shkollarë këtu. Ajo ishte kreatorte e recitimeve, këngëve dhe valleve të përgatitura nga nxënësit. Dhe thotë se shpreson qe vitin e ardhshëm numri i fëmijëve në pritjen e Babadimrit kosovar, të jetë shumë më i madh, si dikur që kishte mbi 150 fëmijë në pritje.

Ishte madhështore kur Babadimir me thesin e tij në shpinë hyri në sallë dhe hapi thesin me dhuratat e sjellura për voglushët këtu dhe fjalët e tij për fëmijet dhe prindërit që ata të jenë të sjelleshëm, të dëgjueshëm, nxës shembullorë në shkollë dhe shtëpi. Ai për të gjithë kishte sjellë dhurata, të cilat fëmijët i morën me gëzim. QKSH Migjeni ishte kudjesur për pamjen e fëmijëve dhe secilit i kishte dhuruar nga një kapele festive.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Në fund u degjuan fjalë mirënjohjeje për QKSH Migjeni në Borås dhe kërkesë për një bashkëpunim me të ngushtë mes shkollës, prindërve dhe QKSH Migjeni.

E Babadimri kosovar me thesine tij në krah u largua nga salla, duke vazhduar rrugëtimin e tij për kush e di ku apo në cilin qytet të Suedisë.

Falmderit QKSH Migjeni, falemnderit Babadimri kosovar, falmnderit fëmijë e prindër për një aktivitet kaq madhështor në këtë fund viti me aq shumë rezultate të arritura në veprimatrinë kulturore në mërgatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat