Çmontohet rrjeti i kokainës në Spanjë! Sekuestrohen dy ton drogë kolumbiane, trafikantët të lidhur me mafien shqiptare

Diaspora

Çmontohet rrjeti i kokainës në Spanjë! Sekuestrohen dy ton drogë kolumbiane, trafikantët të lidhur me mafien shqiptare

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Nëntë persona të akuzuar se i përkisnin një rrjeti që trafikonte kokainë nga Kolumbia përmes Portugalisë dhe Spanjës kanë rënë në pranga gjatë një operacioni të mirëkoordinuar njoftoi Garda Civile spanjolle.

Operacioni, i drejtuar nga Europoli në bashkëpunim me DEA-n amerikne, u zhvillua të hënën e 18 dhjetorit në disa qytete në Galicia, një rajon në veriperëndim të Spanjës, si dhe në Monçao, një qytet në Portugalinë veriore që ndodhet në Kufiri spanjoll. Autoritetet arrestuan nëntë persona me kombësi spanjolle, të dyshuar si anëtarë të “klanit Piturros”, një grup kriminal “i lidhur historikisht me trafikun e drogës në Galicia që nga vitet 1980”.

Hetimi, i cili filloi në shkurt, bëri të mundur sekuestrimin e më shumë se dy tonëve kokainë të fshehur në varka ose në prona të vendosura në bregdetin portugez, thuhet në deklaratën e Gardës Civile të Spanjës.

Sipas Gardës spanjolle, rrjeti ishte “i lidhur drejtpërdrejt me shpërndarësit kryesorë kokainë kolumbiane” dhe me një mafie shqiptare, të cilës i destinohej një pjesë e drogës së konfiskuar.

Galicia është një nga portat kryesore të kokainës në Evropë. Më 12 dhjetor, policia spanjolle njoftoi sekuestrimin e 7.5 ton kokainë, e ardhur nga Kolumbia nëpërmjet Ekuadorit, e trafikuar nga mafiozët shqiptarë në Vigo, portin kryesor të Galician.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat