E rëndë/ Masakrohet me thikë 47-vjeçari në Itali, i plagosur edhe një shqiptar

Diaspora

E rëndë/ Masakrohet me thikë 47-vjeçari në Itali, i plagosur edhe një shqiptar

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 10:43
I plagosuri është shtetasi me iniciale E.C

Një 47-vjeçar në Itali është plagosur me thikë, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas “Il messaggero” 47-vjeçari u la te dera e spitalit në Romë nga dy miqtë e tij me origjinë shqiptare, ku edhe njëri prej tyre ishte i plagosur, por jo në rrezik për jetën.

I plagosuri është shtetasi me iniciale E.C, i cili është i njohur për autoritetet e drejtësisë italiane, për një vrasje të ndodhur në vitin 2016 dhe për të cilën 47-vjeçari ishte arrestuar. Pas ngjarjes në fjalë, nisën hetimet, ndërkohë që u morën në pyetje dy miqtë e 47-vjeçarit, me kombësi shqiptare.

Ndërkohë vijon puna për arrestimin e autorit të plagosjes së shtetasit me inicialet E.C, ndërsa ka dyshime se ngjarja mund të ketë ndodhur për pazare droge.

I plagosuri që aktualisht ndodhet mes jetës dhe vdekjes në spitalin Castelli, nga ana tjetër ka një të shkuar të errët. Në gusht 2016, ai u akuzua si autor i përplasjes për vdekje të një 58-vjeçari, Giovanni Palazzolo, punonjës i një kompanie bujqësore dhe baba i dy fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat