Akuzohet për përdhunimin e një 12-vjeçareje, arrestohet ‘rastësisht’ shqiptari në Greqi

Diaspora

Akuzohet për përdhunimin e një 12-vjeçareje, arrestohet ‘rastësisht’ shqiptari në Greqi

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Një 35-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke. Mediat vendase shkruajnë se shqiptari ishte duke udhëtuar me makinë në rrugën “Agrinio” kur është ndaluar nga policia për kontroll, pasi është përfshirë në një aksident.

Aty është konstatuar se ai ishte duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa patentë.

Pak më vonë nga hetimet nga rezultuar se shqiptari ishte i përfshirë në një rast të trafikut të qenieve njerëzore, konkretisht akuzohet si autor i përdhunimit të një 12-vjeçareje në Kolonos.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është dërguar në Prokurorinë e Athinës dhe më pas në hetuesinë kompetente për veprime të mëtejshme proceduriale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat