​Arrestohen në Francë, Gjeorgji e Gjermani tre shqiptarë të shpallur në kërkim

Diaspora

​Arrestohen në Francë, Gjeorgji e Gjermani tre shqiptarë të shpallur në kërkim

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 14:32
Ilustrim

Policia e shtetit në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë ka bërë të mundur arrestimin e tre shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia shqiptare për vepra të ndryshme penale.

Konkretisht është arrestuar gjatë një operacioni të policisë franceze shtetasi Alban Skonja, 40-vjeç, banues në Durrës. Për këtë shtetas, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Shtetasi A. S. akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin I. F. dhe shtetas të tjerë, kanë planifikuar vrasjen e shtetasve G. H. dhe A. H., duke siguruar automjete, armë zjarri dhe apartamente me qira, por nuk kanë mundur ta realizojnë vrasjen e tyre.

Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se më datë 02.07.2023, në rajonin e Balarus, Francë, është përfshirë në një rast të marrjes së një shume parash (40.000 euro), nëpërmjet kërcënimit me armë, në kuadër të bandës së organizuar.

Për këtë ngjarje, Njësia për Krimet Shëtitëse AntiSkifter në Shqipëri dhe Zyra Kombëtare për Krimet Shëtitëse AntiSkifter në Francë kanë shkëmbyer informacion, pasi dyshohej se një ndër autorët e përfshirë ishte shtetas shqiptar.

Policia gjeorgjiane ka kapur në Gjeorgji dhe ka arrestuar më qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin shtetasi turk Yalcin Hanci, 49-vjeç. Për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Ky shtetas ka qenë pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikun e qenieve njerëzore drejt Evropës, kundrejt parave.

Policia gjermane ka kapur në Gjermani dhe ka arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin Kridens Mecollari. Ky shtetas është dënuar nga autoritetet gjyqësore në Shqipëri, me 5 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet, 6 muaj e 25 ditë), pasi më datë 6.11.2021, pas një konflikti të çastit, në një lokal, ka plagosur me armë zjarri shtetasin I. Sh.

Gjithashtu, ky shtetas, është shpallur në kërkim nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe për pastrim të parave të përfituara nga këto veprimtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat