Plagosi tre të rinj grekë, Prokuroria lëshon urdhër-arrest europian për Nardi Idrizin; dyshohet se po tenton të arratiset

Diaspora

Plagosi tre të rinj grekë, Prokuroria lëshon urdhër-arrest europian për Nardi Idrizin; dyshohet se po tenton të arratiset

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 09:50
Nardi Idrizi

Prokuroria greke ka lëshuar një urdhër arresti europian për 37-vjeçarin shqiptar Nardi Idrizi alias Fatbardh Idrizi, i dyshuar si autor i plagosjes me armë të tre të rinjve grekë nga Kreta.

Sipas policisë, Idrizi ka kërkuar ndihmën e grupeve të natës në Greqi për t’u strehuar dhe po mendon arratisjen drejt Turqisë ose Maltës.

Ky ka qenë shkaku që policia greke ka intensifikuar kërkimet, por edhe ka nxjerrë urdhër arrestin europian me qëllim kapjen e shqiptarit në çdo vend të Bashkimit Europian.

Për policinë greke, Idrizi konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë, jo vetëm për shkak të plagosjes së trefishtë por edhe për shkak të historikut të tij kriminal në Vlorë, ku është përfshirë në disa grabitje dhe në një sulm me armë ndaj policisë.

37-vjeçari Nardi Ismet Idrizi ka lindur në Durrës dhe banues në Vlorë. Ai është i njohur edhe si Fatbardh Idrizi. Vëllai i tij, Leonard Idrizi ka qenë pjesë e bandës së “Coles” në Vlorë dhe është vrarë.

Në 15.07.2013, Nardi Idrizi është dënuar nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda me 13 vjet e 4 muaj burg, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Isuf Lamaj, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Besnik Brahimaj, “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në ngjarjen e datës 23.08.2012 te karburant Alpet, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Vjedhja me dhunë” në dëm të shtetasit Viktor Gjoleka, “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në ngjarjen e datës 11.05.2012 të Kazino Flamingo, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Vjedhja e bankave” kryer në bashkëpunim (në ngjarjen e datës 13.12.2010), “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Në një ngjarje të ndodhur në 23.08.2012 pas një grabitjeje në Vlorë, Nardi Idrizi ka hapur zjarr ndaj patrullës së policisë ku ndodheshin policët Isuf Lamaj dhe Besnik Brahimaj.

Ai rezulton i arrestuar në Vlorë në gusht 2012 dhe i liruar para disa kohësh nga burgu. Në vitin 2022 është zbuluar se ky person ka përfituar ulje të paligjshme dënimi në burgun e Fierit gjatë vitit 2020, pasi Prokuroria hetoi një skemë shpërdorimi detyre në këtë burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat