Aksidenti që i mori jetën tre të rinjve, mes tyre dy shqiptarë, publikohet autopsia! Ja çfarë rezultoi

Diaspora

Aksidenti që i mori jetën tre të rinjve, mes tyre dy shqiptarë, publikohet autopsia! Ja çfarë rezultoi

Më: 2 janar 2024 Në ora: 09:04
Viktimat

Mjekësia ligjore në Itali ka nxjerrë autopsinë për vdekjen e tre të rinjve, mes tyre dy shqiptarë, në një aksident me makinë, ngjarje e ndodhur në 8 dhjetor të vitit të kaluar.

Bëhet fjalë për tre 20-vjeçarët, Altin Hoti, i cili ishte edhe shoferi i makinës, Egli Gjeci dhe vajza italiane Guilia Di Tillio.

Nga rezultatet e autopsisë del se tre të rinjtë nuk kishin lidhur rripat e sigurisë dhe kishin pirë alkool dhe lëndë narkotike.

Fillimisht u konstatua se tre të rinjtë vdiqën si pasojë e aksidentit fatal, por Prokuroria e Pordenones  kërkoi një raport shtesë për të verifikuar praninë ose jo të substancave narkotike dhe alkoolit.

Nga analizat rezultoi se Hoti dhe Gjeci atë natë kishin pirë alkool dhe kishin pirë hashash apo marihuanë. Ndërsa vajza, Giulia Di Tillio, rezultoi negative për alkool dhe pozitive për substanca psikotrope.

Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e 7-8 dhjetorit, kur të rinjtë po ktheheshin nga një festë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat