Dashnim Hebibi nderohet nga Shkëndija e Zagrebit

Diaspora

Dashnim Hebibi nderohet nga Shkëndija e Zagrebit

Më: 3 janar 2024 Në ora: 18:35
Foto nga takimi

Gazetari, poeti, shkrimtari, publicisti, ambasadori i paqes, Dr.sc.Dashnim Hebibi i cili jeton e vepron në Zvicër e filloi vitin e ri duke u nderuar nga Shoqata Kulturore Shqiptare "Shkëndija " në Kroaci e konkretisht në Zagreb, me rastin e 60 vjetorit të themelimit. Z. Hebibi ishte i ftuar në kremtën e madhe të 60 vjetorit, por nuk mundi të jetë prezent. Me këtë rast, nënkryetarja në emër të kryesisë aktuale ia ndajti mirënjohjen e caktuar z. Hebibi. Z. Hebibi i njoftoi të gjithë edhe përmes postimit të tij në Fb. Ja se çka shkruan ai ndër të tjera. "

Po e fillojmë vitin e ri 2024 me një mirënjohje të veçant!

Nga kryeqyteti i Kroacisë mike, Zagrebi. Edhe një mirënjohje shumë e rëndësishme për punën time profesionale e shumë të sinqertë për çështjen kombëtare edhe në fushën e kulturës. Mirënjohjet po shtohen dhe po shtohet pasuria ime e veprimtarisë kombëtare edhe ate shumë larg atdheut!

"Kam pasur miq që janë treguar të mirë me mua, dhe ka qenë një fat i madh për miq që kam pasur fuqinë t’ju jap atyre prova thelbësore të mirënjohjes sime. (Xhakomo Kazanova)

Të shprehësh mirënjohje të sinqertë për të tjerët, nuk tregon vetëm mirësjellje, por dëshmon edhe nivel të lartë vetëdijeje. Zonjusha Kaltrina Krasniqi, nënkryetare e Shkëndijës e shoqëruar nga vëllau, z. Ardian Krasniqi anëtarë i Shkëndijes, si dhe nga nëna e tyre, zonja Melihat Krasniqi një intelektuale, veprimtare, model i një zonje me plot kuptimin e fjalës, bashkëshortja e z. Bajrush, tashmë i ndjerë, personalitet i dekoruar nga personalitetet më të larta kroate dhe ato shqiptare, si dhe në emër të, kryetares, zonjushës, Gentiana Lleshdedaj të Shoqatës Kulturore Shqiptare në Kroaci "Shkëndija", përmes ndarjes së kësaj mirënjohjeje, sapo ma përforcoi bindjen se modestia është vet madhështia. Falenderim e respekt të veçant për ish kryetarin, veprimtarin e madh, tani edhe nënkryetar, z. Behar Mullajupi një personalitet i fjalës dhe besës, pastaj, mikun tim z.Ngadhnjim Istrefi një mjeshtër i madh i muzikës i cili me shoqërinë artistike Shkëndija, disa here na nderuan me programe artistike në Zvicër dhe të gjithë të tjerët ndër vite e dekada, që ishin e janë pjesë e Shkëndijës.

 Mirënjohje për kontributin e punën e tyre të pa ndalur që e kanë dhënë në periudha të ndryshme. Shkëndija është dhe mbetet krenari kombëtare. Sa më e fortë të jetë dhe të përkrahet Shkëndija aq më të nderuar e më të respektuar jemi ne si shqiptarë në Kroaci.

Respekt i parezervë për të gjithë anëtarësinë e kësaj shoqate, e cila, tash e gjashtë dekada, po e mbanë të gjallë etnokulturën tonë brenda komunitetit shqiptar në tokën e pasardhësve të fiseve simotra ilire. Pasuria ime ishte dhe do të mbeten mirënjohjet e shumta, që mi kanë dhuruar shoqata e veprimtarë të shumtë që veprojnë në diasporë! Gëzuar dhe ne do të vazhdojmë së kontribuari! Një vit të mbarë!".

Hebibi një jetë të tërë ia kushtoi çështjes kombëtare nga diaspora dhe sot e kësaj dite, tema e parë e tij është që diaspora shqiptare të mos harrohet dhe ajo e meriton të nderohet edhe ma shumë. Siç jemi në dijeni, z.Hebibi ka shumë mirënjohje, që iu kanë ndarë në gjithë diasporën tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat