Ngjarje tragjike në Itali, i riu shqiptar humb jetën në aksident

Diaspora

Ngjarje tragjike në Itali, i riu shqiptar humb jetën në aksident

Më: 5 janar 2024 Në ora: 22:58
Foto ilustrim

Një 32-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në orët e vona të pasdites në zonën Selva Piana të Mosciano Sant’Angelo, Itali.

Sipas mediave italiane, rreth orës 18:00, makina Fiat Punto me të cilën po udhëtonte 32-vjeçari, në një kryqëzim, për arsye ende nën hetim, u përplas me një Audi A3 që drejtohej nga një djalë 25-vjeçar.

Me sinjalizimin e alarmit, Forcat e Zjarrfikësve nga Komanda Teramo kanë ndërhyrë dhe kanë bashkëpunuar me personelin mjekësor për t’i dhënë ndihmë drejtuesit të mjetit Fiat Punto: i riu, pavarësisht masave reanimuese të marra, ka ndërruar jetë.

Nga ana tjetër, 25-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat