Sekuestrohen 142 kg kokainë në Spanjë, tre të arrestuar mes tyre një shqiptar

Diaspora

Sekuestrohen 142 kg kokainë në Spanjë, tre të arrestuar mes tyre një shqiptar

Më: 6 janar 2024 Në ora: 17:58
Foto ilustrim

Pas thyerjes së një rekordi vitin e kaluar, me 13 ton kokainë të sekuestruar në portin e Valencias gjatë vitit 2023, viti i ri 2024 nis me një tjetër rekord për policinë spanjolle.

Policia e Spanjës ka sekuestruar 142 kg kokainë po ashtu në portin e Valencias.

Dyshimet për një kamion që po lëvizte në mënyrë të dyshimtë në portin e Valencias, kanë çuar policinë spanjolle në zbulimin e një ngarkese të madhe kokaine.

Brenda mjetit të rëndë ishte shoferi dhe dy persona të tjerë të fshehur pas sediljeve të kabinës.

Policia gjeti 142 pako, me peshë nga një kilogram, me një lëndë të bardhë që pasi u analizua mirë rezultoi se ishte kokainë, shkruan media spanjolle CA.

Tre persona janë arrestuar mes tyre edhe një 33 vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se ka bërë punën e një  ‘noteri’ për të vërtetuar grumbullimin dhe dërgimin e mallit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat