Po udhëtonin me motoçikletë të vjedhur, policia greke ndjek dhe arreston të 19-vjeçarin shqiptar - bashkëpunëtori i tij u arratis

Diaspora

Po udhëtonin me motoçikletë të vjedhur, policia greke ndjek dhe arreston të 19-vjeçarin shqiptar - bashkëpunëtori i tij u arratis

Më: 8 janar 2024 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Policia greke ka ndjekur dy të rinj mbrëmjen e së dielës ( 7 janar), pasi i sinjalizua se ata po udhëtonin me një motoçikletë që ishte denoncuar e vjedhur.

Sapo panë targën, efektivët e DIA-s i sinjalizuan të ndalojnë, por një gjë e tillë nuk ndodhi. I riu që drejtonte motorin, ka shkelur gazin dhe kjo ka bërë që ata të vihen në ndjekje.

Gjatë ikjes, drejtuesi ka humbur kontrollin e motorit, duke u rrëzuar në rrugë.

Kështu policia i arriti dhe e arrestoi 19-vjeçarin shqiptare i cili ishte pasagjer, ndërsa bashkëpunëtori i tij u arratis dhe është në kërkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat