Aktori i njohur për pushime në Kosovë, hajnat ia grabisin lokalin në Gjermani

Diaspora

Aktori i njohur për pushime në Kosovë, hajnat ia grabisin lokalin në Gjermani

Më: 8 janar 2024 Në ora: 14:30
Kreshnik Ibrahimi

Aktori i njohur Kreshnik Ibrahimi i cili tash e një kohë jeton dhe vepron në Gjermani, ka qenë cak i hajnave.

Përmes një njoftimi, Ibrahimi ka bërë të ditur se teksa ndodhej për pushime në Kosovë, disa persona të panjohur kanë grabitur lokalin e tij në Gjermani.

Tutje ai ka shtuar se autoritet e Policisë gjermane po bëjnë hetimet e plota për zbardhjen e rastit.

Njoftimi i plotë:

Jeni shumë të ligë…!

Të dashur vëllezër dhe motra Shqiptarë gjatë qëndrimit tim në Vendëlindje (Kosovë) persona të pa njohur dhe të pa identifikuar deri më tani, kanë thyer dhe grabitur lokalin tim “Te Tigri” në Gjermani. Autoritet e Policisë Gjermane po hetojnë dhe po mirren me zbardhjen e këtij rasti!

Ngjarje të tilla më bëjnë më të fortë, më bejnë të kuptoj që rruga e ndershme ësht ëe vështirë! Unë do e kalojë edhe këtë bashkë me shokët dhe shqiptarët e ndershëm që më rrin në krah.

Për pak ditë do e rihap prapë këtë lokal që është foleja e Shqiptarëve të ndershëm në Diasporë

Tigri nuk nalet prej Hijenave

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat