Sulm me breshëri plumbash ndaj lokalit të shqiptarit në Athinë, zbardhen detaje nga ngjarja që tronditi kryeqytetin grek

Diaspora

Sulm me breshëri plumbash ndaj lokalit të shqiptarit në Athinë, zbardhen detaje nga ngjarja që tronditi kryeqytetin grek

Më: 9 janar 2024 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Një ngjarje që ka tmerruar banorët e një lagjeje të qetë në Patisia të Athinës, ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm.

Pak minuta para orës 3 të mëngjesit, disa persona të panjohur kanë qëlluar me breshëri ndaj godinës ku ndodhet lokali i një shtetasi shqiptar.

Sipas mediave greke, në vendngjarje janë gjetur 7 gëzhoja plumbash, të cilat kanë thyer xhamat e lokalit.

Për shkak se ka qenë orë e vonë, lokali ka qenë i mbyllur dhe asnjë person nuk ka mbetur i lënduat.

Banorët e zonës që janë zgjuar nga të shtënat e pandërprera kanë njoftuar Aksionin e Menjëhershëm.

Oficerët e policisë që mbërritën në vendngjarje dhe veç gëzhojave janë gjetur dhe një predhë.

Hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve janë ndërmarrë nga efektivë të policisë së sigurisë së Drejtorisë vendore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat