Flet ish-gruaja e grekut që vrau shqiptaren shtatzënë: Më rrihte në sy të fëmijëve

Diaspora

Flet ish-gruaja e grekut që vrau shqiptaren shtatzënë: Më rrihte në sy të fëmijëve

Më: 9 janar 2024 Në ora: 13:39
Gjeorgjia Murati me burrin e saj

Të tjera detaje kanë dalë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Greqi, ku një 41 vjeçare shqiptare është vrarë nga bashkëshorti i saj grek.

Sipas mediave të huaja, ish-bashkëshortja e autorit të vrasjes, ka rrëfyer se ai ka qenë një person i dhunshëm dhe se e kishte denoncuar në Polici për rrahje.

“Ne ishim bashkë për shtatë vjet. E kisha denoncuar për rrahje”, tha ish-bashkëshortja e tij.

“E dija që edhe këtë krim e kishte bërë ai, sapo doli në TV, nuk ka rëndësi.”

Gruaja, e cila kishte dy fëmijë me të, pohoi se të gjithë partneret e tij kishin qenë viktima të rrahjes, ndërsa ai ishte i fiksuar pas femrave.

“Më kishte goditur me grusht në sy, unë i kisha bërë padi dhe masë ndalimi”, tha ajo, duke theksuar se ka marrë kërcënime për jetën e saj dhe nënës së saj, ndërkohë që ai ishte bërë i dhunshëm edhe me fëmijët e tij, të cilët ishin shpesh të pranishm kur ai e dhunonte, ndërsa pretendon se ka vjedhur në shtëpi.

“Unë punoja, ai ishte xheloz që punoja, nuk mund të flisja me kolegun sepse ishte xheloz”, tregoi ajo.

Edhe pse gruaja e kishte denoncuar disa herë, asgjë nuk u bë. Sipas saj, në një moment ai ka qenë i ftuar për të marrë pjesë në seancat e shëndetit mendor, por ajo nuk e di nëse ka shkuar. Njëkohësisht ajo shprehet se edhe pse ka kërkuar ndihmë nga organizata për gratë e dhunuara, asgjë nuk është bërë.

Gjeorgjia Murati, me origjinë shqiptare, ishte tre muajshe shtatzënë dhe dyshohet se është vrarë në natën e ndërrimit të viteve. Lidhur me ngjarjen është arrestuar partneri i 41-vjeçares dhe shoku i tij.

Dy burrat me sa duket i zunë pritë Gjeorgjias kur ajo hyri në shtëpinë e partnerit të saj 39-vjeçar në Selanik rreth orës 23:00 të natës së Vitit të Ri.

I pari që ka sulmuar 41-vjeçaren ka qenë shoku 34-vjeçar i partnerit të saj, i cili duke e kërcënuar me thikë ka imobilizuar gruan, ndërsa partneri i saj 39-vjeçar i ka vënë prangat dhe i ka vendosur shirit mbi gojë për të mos bërtitur.

Tmerri për gruan fatkeqe ka vazhduar në dhomën e gjumit të shtëpisë, ku dy burrat e kanë çuar dhe e kanë goditur me thikë disa herë majtas e djathtas në qafë, duke bërë që ajo të mos i mbijetojë dot plagëve të marra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat