Arrestohet shqiptari i shumërkuar në Itali, ja për çfarë akuzohet

Diaspora

Arrestohet shqiptari i shumërkuar në Itali, ja për çfarë akuzohet

Më: 10 janar 2024 Në ora: 09:00
Policia italiane

Një 42-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi është kapur me 20 kg hashash, 1 kg marijuanë si dhe 1 pistoletë revolver. Ai ka rënë në pranga teksa drejtonte një automjet tip “Seat” në Bellochi duke ardhur nga Roma.

Polocia italiane e pyeti shqiptarin se ku po shkonte dhe ai i është përgjigjur “tek një shok”.

“Po kush është ky shoku i tij” dhe këtu ai fillon të hyjë në vështirësi. Pikërisht në atë moment policët, të dyshuar, thërrasin në ndihmë qenin nuhatës “Alex”. Brenda bagazhit ai gjeti një vend të improvizuar ku u gjet droga. Gjithashtu në të njëjtin zonë në makinë ishte fshehur edhe një revolver.

Arrestimi i shqiptarit u vërtetua dje nga gjyqtari hetues Giacomo Gasparini, i cili urdhëroi masën e sigurisë arrest me burg për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat