“Vdiq për...”, gazetari i njohur zbulon detajet e bujshme: Ja arsyeja pse u vra shqiptarja shtatzënë nga partneri

Diaspora

“Vdiq për...”, gazetari i njohur zbulon detajet e bujshme: Ja arsyeja pse u vra shqiptarja shtatzënë nga partneri

Më: 10 janar 2024 Në ora: 09:03
Ai tha se çifti kishin tre vite që jetonin bashkë dhe marrëdhënia e tyre kishte qenë gjithnjë e qetë

Gazetari Edmond Guri tha në një emision televiziv se konflikti që çoi në vrasjen e gruas shtatzënë në Greqi ka nisur për 5 mijë euro.

Ai tha se çifti kishin tre vite që jetonin bashkë dhe marrëdhënia e tyre kishte qenë gjithnjë e qetë. Kohët e fundit ata ishin zhvendosur në një shtëpi të re më të përshtatshme për ta pasi prisnin të bëheshin edhe prindër.

“Ata kishin një lidhje të qetë prej 3 vitesh. Te shtëpia ku u krye krimi ata kishin shkuar dy muaj  më herët. Gruaja ishte tre muajshe shtatzënë dhe për këtë duhej një ambient më i mirë. Autori i vrasjes ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.

Faktet kryesore ishin gjurmët e gishtave të bashkëpunëtorit. Bashkëshortja ka pasur një bisedë me partnerin e saj  një ditë para se të ndodhte vrasja. Ajo i ka thënë atij se do të shkonte te familja dhe do merrte një shumë prej 5 mijë eurosh. Kjo duket se ka qenë edhe arsyeja e konfliktit”,-tha gazetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat