Ngjarje e rëndë/ Shqiptari vret kunatin, dyshonte se i përdhunonte të bijën

Diaspora

Ngjarje e rëndë/ Shqiptari vret kunatin, dyshonte se i përdhunonte të bijën

Më: 10 janar 2024 Në ora: 09:10
Policia greke

Një ngjarje e rëndë raportohet në mediat greke. Një 33-vjeçar shqiptar u qëllua për vdekje nga kunati i tij 50-vjeçar, po shqiptar.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës në Volos. Sipas asaj që shkruajnë mediat fqinje, 50-vjeçari e qëlloi vëllain e bashkëshortes së tij me shotgun, e më pas u vetëdorëzua në polici.

I pyetur për shkaqet e këtij krimi të rëndë, në polici shqiptari tha se e kishte marrë vendimin për ta vrarë kunatin në mëngjes, pasi vajza e tij 18-vjeçare i kishte rrëfyer se viktima e përdhunonte që prej moshës 9-vjeçare dhe së fundmi, të paktën sipas dëshmisë së shqiptarit në polici, e kishte shantazhuar se do t’i publikonte videot e fotot intime.

Po sipas asaj që shkruajnë mediat greke, autori i dyshuar i vrasjes la takim me 33-vjeçarin mbrëmjen e së martës në zonën e Agria, me një pretekst të parëndësishëm. Kur palët u takuan patën një debat, më pas 50-vjeçari e qëlloi me shotgun kunatin në fytyrë e kraharor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat