“Më tha të kam vrarë vëllain”, flet gruaja e 50-vjeçarit që ekzekutoi kunatin në Greqi

Diaspora

“Më tha të kam vrarë vëllain”, flet gruaja e 50-vjeçarit që ekzekutoi kunatin në Greqi

Më: 10 janar 2024 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

“Më tha të kam vrarë vëllain”, flet gruaja e 50-vjeçarit që ekzekutoi kunatin në Greqi

Ngjarja në Volos të Greqisë ku 50-vjeçari Fatmir Talella vrau kunatin 33-vjeçar, Erjon Pelivani, ka tronditur opinionin publik. Shkak është bërë rrëfimi i vajzës së autorit, një 18-vjeçare, se Pelivani e ka përdhunuar prej 9 vitesh.

Për këtë arsye, Fatmir Talellari thirri Pelivanin me idenë se i ishte prishur makina dhe pas kësaj e qëlloi me armë duke i shkaktuar vdekjen. Talellari e kishte vajzën me gruan e parë e cila ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor. Me gruan e parë ai është baba edhe i dy fëmijëve të tjerë.

Pas aksidentit fatal ai u martua më vonë me një grua tjetër, motrën e Erjon Pelivanit, me të cilën ka edhe një fëmijë.

Bashkëshortja ka folur për mediat greke në lidhje me këtë rast të rëndë. Ajo është shprehur se vajza e ka rrëfyer ngjarjen tre ditë më parë. Deri atëherë 18-vjeçarja nuk kishte treguar asgjë për përdhunimet.

Ajo ka treguar më tej se i shoqi, Talellari e ka marrë në telefon dhe i ka thënë se i ka vrarë të vëllanë.

“E mësova 3-4 ditë më parë. Nuk dija asgjë, (Erjon Pelivani) ka mbuluar çdo gjë. Vajza nuk më ka treguar gjë as mua. Ai (Fatmir Tulellari) më mori dhe më tha “kam vrarë vëllain tënd””, ka treguar ajo për mediat greke.

Fatmir Tulellari pasi vrau Erjon Pelivanin u vetëdorëzua në polici. Shkak i këtij krimi të rëndë, tulellari tha se është bërë fakti se e bija i ka rrëfyer çfarë ka ndodhur 9 vitet e fundit dhe së fundmi, e shantazhonte se do t’i publikonte videot dhe fotot intime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat