Belgjikë: Shkatërrohet grupi kriminal që drejtohej nga shqiptarët, trafikonin drogë dhe armë

Diaspora

Belgjikë: Shkatërrohet grupi kriminal që drejtohej nga shqiptarët, trafikonin drogë dhe armë

Më: 10 janar 2024 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Janë arrestuar në Belgjikë 18 pjesëmarrës të një organizate kriminale, ku 12 nga ta janë shtetas shqiptarë.

Ky operacion kishte për qëllim shkatërrimin e një organizate kriminale që drejtohej nga shtetas shqiptarë, me bazë në Antwerp Belgjikë, që trafikonte drogë dhe armë, nga Amerika e Jugut në Belgjikë.

Të dyshuarve iu vunë prangat si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe hetimeve të përbashkëta mes Policisë shqiptare dhe Policisë Federale Kriminale të Belgjikës, ndërsa ky operacion mban kodin “Antwerop”.

Gjatë këtij operacioni, Policia belge ka kontrolluar 19 banesa dhe ambiente të tjera në qytetit e Antwerpit.

“Si rezultat i hetimeve të përbashkëta me Policinë shqiptare, bazuar në informacionet e siguruara gjatë hetimit, Policia Federale Kriminale e Belgjikës ka arrestuar 18 shtetas (12 prej tyre shqiptarë dhe 6 shtetas nga vende të tjera), pjesëtarë të organizatës kriminale që trafikonte drogë dhe armë, nga Amerika e Jugut në Belgjikë”, njofton policia shqiptare.

“Shtetasit shqiptarë të arrestuar gjatë operacionit janë: V. M., 45 vjeç, V. B., 49 vjeç, F. M., 52 vjeç, S. B., 64 vjeç, N. B., 42 vjeç, F. D., 34 vjeç, F. D., 60 vjeç, Z. P., 50 vjeç (alias Ch. S.), B. H., 50 vjeç, G. Sh., 41 vjeç, A. F., 29 vjeç dhe A. V., 42 vjeç.

Vijojnë hetimet e përbashkëta për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij grupi, identifikimin dhe kapjen e pjesëtarevë të tjerë të grupit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat