Me çantën plot me kokainë dhe 100 mijë paund, dënohen dy shqiptarët në Britani

Diaspora

Me çantën plot me kokainë dhe 100 mijë paund, dënohen dy shqiptarët në Britani

Më: 11 janar 2024 Në ora: 09:03
Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për Orest Malushin, 44 vjeç dhe Olsian Voglin 31 vjeç.

Dy shqiptarë të arrestuar në Birmingham me akuzën për trafik kokaine, janë dënuar me rreth 8 vite burg në total.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për Orest Malushin, 44 vjeç dhe Olsian Voglin 31 vjeç.

Vogli ishte parë teksa dilte nga një banesë në rrugën Caversham të cilën e përdorte si strehë pak para arrestimit. Të dy shqiptarët u arrestuan në automjetin e Malushit në korrik të vitit të kaluar.

Gjatë kontrollit, Voglit iu gjet një çantë e zezë e mbushur me gjysmë kilogram kokainë. Ndërsa pas kontrollit të apartamentit të tij, u gjetën më shumë se 100 mijë paund ‘cash’ dhe një telefon celular me disa karta sim që u sekuestruan.

Malushi dhe Vogli u deklaruan fajtorë për shitje kokaine dhe u dënuan respektivisht me 2 vjet e 6 muaj burg dhe 5 vjet e 4 muaj burg nga gjykata e Harrou Croun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat