Zbardhet vrasja e maqedonasit në Greqi, lëshohet urdhër arresti për shqiptarin! Dy të tjerë në kërkim

Diaspora

Zbardhet vrasja e maqedonasit në Greqi, lëshohet urdhër arresti për shqiptarin! Dy të tjerë në kërkim

Më: 11 janar 2024 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Policia greke ka zbardhur ekzekutimin e një shtetasi nga Maqedonia e Veriut dhe plagosjen rëndë të një tjetri, po nga ky shtet.

Sipas autoriteteve greke ngjarja ndodhi në datën 15-07-2023, në vendin Hanioti të Kalkidhikisë.

Ka qenë një skuadër e përbërë prej disa personash të paindentifikuar, të cilët qëlluan me një pistoletë “zastava” të kalibrit 7.65 mm dhe lanë vdekur në vend Ohran Bajramin, ndërsa plagosën rëndë Sead Sezlovijk.

Prej hetimeve, rezultoi se autor i ngjarjes është Gani Tusha alias Marku i datëlindjes 1991, shtetas i Maqedonisë së Veriut me orgjinë shqiptare, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe dy bashkëpunëtorë të tij, edhe këta shtetas të Maqedonisë së Veriut me origjinë shqiptare.

Policia mundi të identifikojë autorin, pasi vetëm rreth 300 metra më tej nga vendi ku u ekzekutua Orham Barjami, u gjetën pistoleta zastava me 5 fishekë të kalibrit 7.65mm, e cila rezultoi të ishte edhe arma e krimit, një palë doreza, syzet e errëta dhe kapuçi që ekzekutori mbante për të mos u identifikuar.

Ato u analizuan me metodën e ADN dhe gjetjet e lëndëve organike në to, janë të autorit të dyshuar, Gani Tusha.

Policia greke thotë se Tusha mbahet në një burg të Shkupit, pasi akuzohet se ka vrarë dy anëtarë të një organizate rivale marsin e kaluar. Ai u arrestua fill mbas ekzekutimit të Bajramit në Kalkidhiki, por deri tani nuk ishte akuzuar për këtë krim.

Ndaj tij u lëshua një urdhër arresti dhe kërkesë për ekstradim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat