Detaje të reja shokuese nga vrasja e kunatit të 50-vjeçarit në Greqi

Diaspora

Detaje të reja shokuese nga vrasja e kunatit të 50-vjeçarit në Greqi

Më: 11 janar 2024 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Janë shokuese detajet që zbulohen nga krimi i ndodhur në Greqi ditën e mërkurë kur një 50-vjeçar shqiptar vrau me armë kunatin e tij.

Fatmir Telellari, kishte vetëm katër ditë që kishte mësuar për abuzimin seksual që kishte  pësuar vajza e tij që në moshën 9-vjeçare dhe shantazhin që i ka bërë viktima për të mos folur. Vajza e tij 18-vjeçare  nuk i kishte treguar emrin e përdhunuesit , diçka që ka ndodhur pas shumë presioneve të të atit  mëngjesin e së martës dhe teksa të dy ndodheshin në zyrën e avokatit për këtë rast. Vetë ai për mediat greke tregon se çfarë kishte ndodhur.

“Ai në fakt i ka kërkuar shpjegim vajzës së tij për fatin e parave që i kishte dhënë. Vajza e tij u detyrua nën këtë presion që t’i bënte këto zbulime. Më pas, pas presionit të mëtejshëm, ai i zbuloi edhe atij se kush ishte personi që i bënte këto gjëra dhe që atëherë ai ishte mjaft i pikëlluar dhe mërzitur. U përpoq të kërkonte një shpjegim dhe më pas ndodhi ajo që ndodhi.”

E reja i tregoi babait të saj mesazhet që i kishte dërguar kunati nga martesa e tij e dytë.

Në njërën prej tyre, Erjon Pelivani shantazhonte 18-vjeçaren duke i thënë se nëse ajo nuk i jepte paratë që i kishte kërkuar, të gjithë do të merrnin vesh për fotot dhe videot që ai kishte realizuar teksa e përdhunonte.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke 33-vjeçari i kishte vënë syrin vajzës së dhëndrit që në moshën 9-vjeçare. Ai ka përfituar nga mungesa e prindërve teksa ata ishin në punë duke ju afruar dhe ngacmuar më pas të miturës.

33-vjeçari dyshohet se e ka përdhunuar vajzën 3-4 herë, që nga mosha 12 deri në 14 vjeç, duke filmuar në të njëjtën kohë veprimet e tij të pahijshme me celular.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat