​12 kompani nga Kosova pjesë e “Swissbau 2024” në Zvicër

Diaspora

​12 kompani nga Kosova pjesë e “Swissbau 2024” në Zvicër

Më: 13 janar 2024 Në ora: 20:28
Ilustrim

Prodhimet e dymbëdhjetë kompanive nga Kosova që merren me përpunimin e drurit, nga data 16 deri 19 janar 2024 do të promovohen në panairin “Swissbau 2024” në Bazel të Zvicrës.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Shoqatën e Përpunuesve të Drurit në Kosovë (SHPDK), ka siguruar hapësirën ekspozuese në këtë panair për kompanitë vendore.

Në hapje të panairit do të marrin pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Panairi ofron një platformë të shkëlqyeshme për promovimin e produkteve të përpunimit të drurit nga kompanitë kosovare, ndërkohë që u jep atyre mundësinë të njihen me trendet e industrisë ndërkombëtare dhe të zhvillojnë marrëveshje bashkëpunimi me kompani të jashtme, duke synuar rritjen e eksportit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat