“S’e kam parë, po të isha në komisariat do ta kisha vrarë”, flet nëna e 39 vjeçarit që vrau shqiptaren shtatzënë në Greqi

Diaspora

“S’e kam parë, po të isha në komisariat do ta kisha vrarë”, flet nëna e 39 vjeçarit që vrau shqiptaren shtatzënë në Greqi

Më: 14 janar 2024 Në ora: 07:58
Foto ilustrim

Nëna e 39 vjeçarit që vrau partneren e tij shqiptare Gjeorgjia Murati pak ditë më parë ka folur për mediat greke, duke thënë se nëse do të ishte në burg do ta vriste të birin. 41 vjeçarja, e cila ishte tre muajshe shtatzënë, u vra nga partneri dhe më pas e hodhi në një zonë të pyllëzuar me ndihmën e një miku të tij.

“Jam shumë keq me atë që dëgjoj. Nuk kam folur fare me të. Nuk jam në gjendje të bëj asgjë tani me atë që po dëgjoj. Është bërë një krim, një grua është zhdukur, jam shumë e inatosur. Nuk di si ta trajtoj, nuk e di. Këtu ka humbur një vajzë, ku duhet të shkoj të kërkoj falje? Si do t’i kërkoj falje këtij fëmije? Çfarë do t’i thotë asaj nëne? E di që nuk mbaj përgjegjësi, por nuk pushoj së qeni nëna e një vrasësi. Po të kisha qenë atje do të kisha shkuar në komisariat për ta vrarë.”, ka rrëfyer nëna e 39 vjeçarit.

Bashkëpunëtori i 39 vjeçarit ka rrëfyer në polici se ai kishte pranuar ta ndihmonte për një grabitje pa e lënduar gruan.

“Pranova ofertën për të bërë një grabitje pa u lënduar vajza. Kur mori thikën në duar, më kërkoi të largohesha. Dola nga pallati dhe prita në makinë. Pastaj erdhi dhe më tha që e kishte vrarë. Unë pranova ta lëviz trupin sepse kisha frikë se mos pësoja të njëjtën gjë”, mësohet se ka thënë ndër të tjera ai në polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat