Çmontohet banda e kultivimit dhe trafikimit të drogës në Spanjë, mes të arrestuarve dhe shtetas shqiptarë

Diaspora

Çmontohet banda e kultivimit dhe trafikimit të drogës në Spanjë, mes të arrestuarve dhe shtetas shqiptarë

Më: 14 janar 2024 Në ora: 23:23
Foto ilustrim

Para një gjykate në Spanjë kanë dalë 11 persona, mes tyre dhe shqiptarë, të cilët akuzohen për trafik droge, ndërsa Prokuroria kërkon deri në 4-9 vjet.  

Akuza vjen pas hetimeve të kryera nga Shërbimi i Mbikëqyrjes Doganore, që është pjesë e Agjencisë Tatimore, dhe nga Policia Kombëtare Spanjolle dhe Garda Civile.

Sipas hetimeve, të pandehurit ruanin lloje të ndryshme droge, si kanabis, hashash dhe heroinë, për t’u shpërndarë në provincën e Pontevedra, në Galicia.

Zyra e Prokurorit Publik spanjoll pohon se ishte “një aktivitet i qëndrueshëm dhe i strukturuar midis të gjithëve, në të cilin secili kishte detyra specifike” për shfrytëzimin e plantacioneve të kanabisit.

Në kuadër të hetimeve u sekuestruan edhe drogë të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat