Përdhunuesi shqiptar u dënua me 8 vite burg në Britani, analiza e ADN-së në arushin prej pelushi e nxori “zbuluar” 64-vjeçarin

Diaspora

Përdhunuesi shqiptar u dënua me 8 vite burg në Britani, analiza e ADN-së në arushin prej pelushi e nxori “zbuluar” 64-vjeçarin

Më: 20 janar 2024 Në ora: 13:29
Bardhyl Mustafaj

Një shqiptar i identifikuar si Bardhyl Mustafaj, 64 vjeç është dënuar me 8 vite burg në Britaninë e Madhe për përdhunim.

Mediat britanike raportojnë se detektivët e gjurmuan nga ADN-ja që ai la në një arush pelushi.

Sipas policisë Metropolitane, “viktima” kishte përdorur lodrën e butë për të shtyrë 64-vjeçarin gjatë sulmit seksual, dhe kjo dha prova vendimtare për nxjerrjen e tij para drejtësisë.

Ai u burgos më 19 janar për katër akuza për përdhunim që ndodhën në maj 2019, raportojnë mediat e huaja.

“Së pari do të doja të përgëzoja viktimën për guximin e saj në raportimin kaq të shpejtë të këtij krimi; ajo kaloi sprovën më të tmerrshme. Kjo i lejoi oficerët të bënin menjëherë punën e tyre, duke analizuar skenën e krimit, duke mbledhur një sërë provash të ADN-së, duke intervistuar dëshmitarë të mundshëm, duke gjetur të dyshuarin. Vëmendja e tyre e pamëshirshme ndaj detajeve nënkuptonte se asnjë gur nuk mbetej pa lëvizur. Një provë kryesore ishte prania e ADN-së së Mustafajt në arushin pelushi, të cilin viktima e përdori për ta larguar kur tentoi ta puthte. Mustafaj tani është pas hekurave për një kohë të konsiderueshme dhe nuk do të jetë në gjendje të abuzojë me gra të tjera”, deklaroi detektivi i policisë Sam Orchard, i cili drejtoi hetimin nga Ekipi i Hetimit Kompleks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat