Shkatërrohet banda shqiptare e trafikut të drogës në Spanjë, arrestohen dy persona

Diaspora

Shkatërrohet banda shqiptare e trafikut të drogës në Spanjë, arrestohen dy persona

Më: 24 janar 2024 Në ora: 09:10
Ferma në fjalë ishte në pronësi të një fqinji pensionist

Policia spanjolle ka zbuluar një tjetër plantacion cannabisi dhe ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë 19 dhe 27 vjeç. Operacioni u zhvillua në një fermë të vjetër shpendësh që ndodhet në zonën e Bassa del Montsià, në komunën e Ulldecona, Spanjë.

Ferma në fjalë ishte në pronësi të një fqinji pensionist, ndërsa shqiptarët e kanë marrë me qera.

Dyshimet nisën pas një hetimi të iniciuar me qëllim evidentimin e humbjes së energjisë elektrike në rrjet.

Por kur agjentët hynë brenda në godinë, gjetën një plantacion në prodhim të plotë, me gjithsej 612 bimë cannabis, si dhe dy shqiptarët. Në fermë ishin ngritur dy zona kultivimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat