Zhdukja misterioze e 33-vjeçares shqiptare, telefonata pas 4 ditësh dhe fikja e telefonit

Diaspora

Zhdukja misterioze e 33-vjeçares shqiptare, telefonata pas 4 ditësh dhe fikja e telefonit

Më: 24 janar 2024 Në ora: 11:10
Policia greke

Një 33-vjeçare shqiptare është denoncuar e zhdukur nga familjarët në Greqi.

Mediat fqinje shkruajnë se 33-vjeçarja quhet  Emmanuela dhe disponon dhe një kartë identiteti greke.

Bëhet me dije se 33-vjeçarja ka humbur kontaktet me familjarët që më datë 17 janar, por të martën ajo u denoncua si e zhdukur në polici nga familjarët.

Gruaja humbi kontaktet me familjen në rrethana shumë të çuditshme, pasi deklaroi se do të shkonte në spital për të mjekuar plagën që kishte në këmbë.

Pas 4 ditësh pa u kthyer në shtëpi, ajo telefonoi familjarët mëngjesin e 21 janarit dhe u komunikoi se do të kthehej në mbrëmje.

Ndërkohë që menjëherë pas kësaj telefonate, celulari i saj rezulton i fikur dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Zhdukja e saj u denoncua në Drejtorinë e Sigurisë në Heraklion nga babai i saj.

Policia greke bën me dije se po vijon punën për lokalizimin dhe gjetjen e 33-vjeçares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat