Lufta mes bandave të drogës, plagoset shqiptari në Greqi. U qëllua 3 herë me armë zjarri, autori në arrati

Diaspora

Lufta mes bandave të drogës, plagoset shqiptari në Greqi. U qëllua 3 herë me armë zjarri, autori në arrati

Më: 25 janar 2024 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Një atentat me armë është shënuar rreth orës 23:30, mbrëmjen e së mërkurës, në zonën Ahaja 25 km në perëndim të Patrës në Peloponez.

Sipas policisë lokale, një person ende i panjohur, që ndodhej në një automjet të markës “Citroen”, me xhama të zinj, iu afrua vetëm pak metra larg banesës së tij dhe qëlloi të paktën 3 herë, me një pistoletë 9mm, ndaj shtetasit shqiptar Emil fatmir Backa, i datëlindjes 1981 dhe banues në rrugën Paleologu 8 në Ahaja.

Prej plumbave Backa mori plagë të rënda, por mjekët thonë se për momentin ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në trupin e viktimës ka mbetur ende një plumb, ndërsa ai është dërguar në spitalin universitar të Patrës, ku mbahet në reanimacion në pritje të një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e plumbit.

Policia thotë se autori i dyshuar mundi të largohet me shpejtësi nga zona, ndërkohë që po zhvillohen hetime për gjetjen e tij.

Burime policore i thanë Top Channel, se po hetohet pista e luftës mes bandave të drogës, pasi viktima ka precedent penal për trafik droge. Ai është liruar nga burgu famëkeq i Korridhalosit, ku mbahej për trafik narkotikësh, në mars të 2023 dhe dyshohet se ende vazhdon trafikun e narkotikëve në zonë.

Dritë mbi atentatin pritet të japë vetë viktima, i cili do të merret në pyetje sapo të jetë në gjendje të aftë shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat