U qëllua në oborrin e shtëpisë, ky është shqiptari që i shpëtoi atentatit në Greqi

Diaspora

U qëllua në oborrin e shtëpisë, ky është shqiptari që i shpëtoi atentatit në Greqi

Më: 25 janar 2024 Në ora: 12:39
Emil Backa

Është zbuluar identiteti i shqiptarit, i cili i shpëtoi një atentati me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Kato Ahaia. Ai është Emil Backa, 43 vjeç nga Tirana, por banues në rrugën “Paleologu 8” në qyettin e Ahaia. Viktima e atentatit ka precedentë penalë për çështje droge. Ai rezulton i liruar nga burgu i Koridhalos në mars 2023 dhe ka dyshime se e vazhdon ende veprimtarinë e tij kriminale.

Sipas policisë, ai është goditur 3 herë me pistoletë nga një automjet tip “Citroen” me xhama të zinj por vetëm një plumb e ka kapur në trup.

43-vjeçari u qëllua teksa ndodhej jashtë rrethimit të banesës së tij.

Si pasojë e të shtënave, 43-vjeçari mbeti i plagosur në bel, fillimisht ai u transferua në Qendrën Shëndetësore Kato Achaia dhe më pas në spitalin e Rios për të marrë një kujdes më të specializuar mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat